Të rinjtë fitojnë çmimin “Katherine Johnson” për dokumentimin e inxhinierisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar të rinjtë e skuadrës shqiptare që kanë fituar çmimin e dytë “Katherine Johnson”, duke përfaqësuar Shqipërinë në garën ndërkombëtare “FIRST Global Challenge”.

Kryeministri Rama e konsideron një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë në botë.

Në rubrikën e tij mirëmëngjes, Kryeministri Rama shkruan: “MIRËMËNGJES dhe me skuadrën shqiptare të nxënësve, të cilët me robotin e krijuar prej tyre përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në garën ndërkombëtare për të rinj nga e gjithë bota, “FIRST Global Challenge”, duke fituar dhe çmimin e dytë “Katherine Johnson” për dokumentimin e inxhinierisë, ju uroj një fundjavë të bukur!”

Po ashtu, Kryeministri poston edhe foton me të rinjtë fitues duke dokumentuar një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë në botë nga këta të rinj të talentuar. ATSH

Comment

*