Tensione në relacionet Ukrainë – Serbi, për shkak të mercenarëve serbë

Beograd, 11 nëntor 2017 – Serbia e ka ftuar për konsultime ambasadorin e saj në Kiev, pasi Ukraina  ka shprehur shqetësime për “mercenarët” serbë që luftojnë në anën e kryengritësve prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës, që është e përfshirë nga konflikti.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka thënë gazetarëve se në lidhjet me Ukrainën ka pasur “disa shqetësime” dhe se për këtë arsye ai kishte biseduar në Beograd me ambasadorin e Serbisë, raporton agjencia AFP.

Ambasadori serb u thirr në Beograd pasi Ukraina e ftoi të mërkurën ambasadorin e vet në Beograd për bisedime në Kiev.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës thuhej se konsultimet në Kiev ishin të fokusuara në “problemin e mercenarëve serbë që luftojnë si pjesë e trupave terroriste ruse”, në rajonin lindor të përfshirë nga lufta.

Në deklaratë, Ukraina kujton “obligimet e Serbisë brenda instrumenteve ndërkombëtare legale në luftën  kundër terrorizmit”. (r.m.)

Comment

*