Tërheqja e Veselit nga nisma për zhbërjen e Speciales e hesht PDK-në

Prishtinë, 10 janar 2018 – Deklarimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, lidhur me nismën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale i ka heshtur partiakët e tij, të cilët insistonin se do t’i shkojnë deri në fund kësaj nisme,  shkruan sot “Koha Ditore”.

Në PDK zyrtarisht nuk kanë treguar nëse do të ketë iniciativë tjetër për ta zhbërë Specialen. Iniciues i peticionit, natën e 22 dhjetorit të vitit të kaluar, ka qenë pikërisht deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

I pyetur nëse ka hequr dorë nga iniciativa, Hasani ka thënë se gjendet në Shqipëri dhe se për këtë çështje mund të flasë tek pasi të kthehet në Kosovë.

Shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, nuk është përgjigjur.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka ndryshuar qëndrimin lidhur me nismën për shfuqizimin e Ligjit për Specialen. Në një shkrim autorial, ai ka theksuar se Gjykata Speciale do të ndodhë dhe se ky është veprim i pashmangshëm. (r.m.)

Comment

*