Rama-Meta: Gati, të ulemi në tryezë me opozitën

Pas këtij takimi te vila 31, zyra e shtypit doli me një deklaratë

 

Kryeministri Edi Rama dhe kryeatari i Kuvendit Ilir Meta, dy drejtuesit e koalicionit PS-LSI zhvilluan një takim 1 orësh  tek vila qeveritare, pas të cilit u shprehën të gatshëm për të dialoguar apo ulur në tryezë me opozitën.

Kjo e fundit prej 18 shkurtit po proteston në çadrën e vendosur para kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Takimi që u mbajt tek vila 30 zgjati gati një orë dhe të pranishëm kanë qenë dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, si dhe Engjëll Agasi. sekretari i përgjithshëm i kryeministrit.

Pas këtij takimi zyra e shtypit doli me një deklaratë:

“Tryeza javore e koalicionit qeverises diskutoi sot mbi axhenden e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare.

Në fokus te takimit ishin Reforma ne Drejtesi, procesi i Vetingut si hap i pare ne zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmeria per nje proces zgjedhor me besueshmeri te larte e transparence te plote.

Koalicioni qeverises eshte i gatshem te dialogoje me opoziten per domosdoshmerine e çuarjes perpara te ketyre reformave me interes kombetar e publik, duke mirepritur edhe cdo propozim konkret dhe realist te opozites per procesin zgjedhor.OraNews

Comment

*