Tërmet, prej shtatë ballë

-Studentëve të këtij dhjetori-

Fuat Memelli

Një tërmet, prej shtatë ballë
Po tund themele, në vendin tim
Prej shumë vitesh, nuk ishte parë
Tërmet i tillë, plot zemerim.

 
 
Dhjetori  solli, një reze drite
Që kish munguar, shumë vjet
Dhjetori  solli, një ze  rinie
Shkundi  karike, me pushtet.
  
Atë fare, që patën mbjellë
Si ata dje, dhe këta sot
I kishte shtrirë, rrënjët thellë
U mbush kupa, e nuk nxe dot.
  
Me këtë rast, le të pastrojmë
Plagë të tjera, me infeksion
Bisturinë, le ta thellojmë
Në çdo qelizë,me korrupsion.
  
Të zgjojmë shpresat, te brezi i ri
Shpëtim mos gjeje nëpër botë
Të bukurës tonë, Shqipëri
Mos i rrjedhin, syve lotë.
  
Sikur të isha, ca më pranë
Mes tyre do gjendesha , diku
Pa flamur të asnjë partie
Pa teser të kuqe, pa teser blu.
 
Boston, 14 dhjetor, 2018

Comment

*