Termocentrali i Ri i Kosovës – një gabim i shtrenjtë

Haki Abazi

Kontrata për termocentralin me qymyr “Kosova e Re” është gabim monumental për të cilin populli i Kosovës do të paguajë në mënyra të ndryshme, për gjashtë dekadat e ardhshme.

 

Dy javë më parë, minisitri i Ekonomisë së Kosovës, Valdrin LLuka, e ka publikuar marrëveshjen që e ka nënshkruar në emër të Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e termocentralit të ri me qymyr, të quajtuar “Kosova e Re”.

Ky është një gabim i madh ekonomik, financiar dhe mjedisor, pasojat e të cilit do të ndihen për së paku 60 vjetët e ardhshme.

Marrëveshja nuk i sjell dobi popullit të Kosovës dhe shkon kundër zhvillimit ekonomik të vendit.

Qeveria në komplot dhe bashkëpunim me klanin PRONTO – grup në qendër të aferës, i cili përhumbi qeverinë e kaluar dhe zbuloi se si aktivistët e partisë emërohen në pozita në kompanitë publike.

Një grup, i Partisë Demokratike në pushtet, i quajtur klani PRONTO, erdhi në qendër të vëmendjes në vitin 2016, kur uebfaqja “Insajderi” filloi publikoi biseda të lëshuara që prentendojnë të zbulojnë se si PDK ndikoi në emërimet në pozitat më të larta të sektorit publik, duke përfshirë sektorin e energjisë.

Përveç çështjeve ekonomike dhe financare që sjell ky projekt, janë grimcat helmuese dhe ndotësit tjerë që do të prodhohen për 60 vitet e ardhshme – da është jetëgjatësia mesatare e termocentralit me qymyr. Qeveria vështirë se i di ose i kupton specifikimet teknike të temocentralit për të cilin është pajtuar për ndërtim.

Përveç një marrëveshjeje shumë të dobët dhe, me gjasë, të dëmshme për blerjen e rrymës, ministri ka deklaruar se Kosova duhet të sigurojë ujë për ftohjen e turbinave të termocentralit.

Prej nga do të vijë ky ujë? Duke ua marrë ujin fermerëve? A jemi të sigurtë që ujin mund ta marrim nga Liqeni i Ujmanit (Gazivodës), të cilin Kosova ia ka lënë nën adminsitrim Serbisë, në dialogun Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga BE ?

Sipas marrëveshjës së publikuar për termocentralin, Kosova garanton se do të ofrojë linjit të cilësisë së caktuar për kompaninë “Countur Global”, e cila do ta ndërtojë termocentralin.

Kjo do të thotë se Qeveria do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e shpronësimit të tokës së nevojshme, që nënkuptom zhvendosjen e njerëzve dhe largimin nga jetesa e tyre.

Kështu, përveç largimit të njerëzve nga tokat e tyre, do të shkatërrojë tokën fertile dhe biodiversitetin e vendit, do të hapë gropa të zeza për 60 vitet e ardhshme dhe do të obligohet të menaxhojë hirin e termpcentralit, substancë kjo e dëmshme për ajrin dhe për tokën.

Ministri Lluka thotë se Qeveria nuk ka pasur asnjë detyrim financiar me këtë marrëveshje. Por, realiteti është goxha ndryshe.

Kostoja e ujit, tokës, zhvendosjes, strehimit, kompensimit, menaxhimit të pluhurit dhe kemikateve tjera të rrezikshme, si edhe detyrimi që do të ngarkojë popullin e Kosovës për të blerë gjithë energjinë e prodhuar nga kompania – edhe kur ajo nuk na nevojitet – janë kostot e vërteta financiare.

Një kosto tjetër është bërja jofunksionale e termocentralit “Kosova B”, një termocentral më i lirë në vend. Investimet e viteve të fundit në linjat e transmetimit do të treten, pasi nevoja për këtë rrjet do të zhduket. E njëjta vlen për investimet e bëra në programet për energj të ripërtëritshme dhe për  efiçencë.

Kjo krijon një situatë në të cilën të qenurit energji-efikas dhe të pasurit burime diverse të energjisë është kontraproduktive me marrëveshjen, sepse Qeveria na ka bllokuar me një marrëveshje ku ne vetëm mund ta blejmë energjinë e prodhuar nga ky termocentral.

Duke përdorur retorikën e përgjithësuar e të pakuptimtë, Qeveria e fsheh faktin se i tërë ky investim është ngarkesë e madhe për qytetarët e Kosovës..

Së pari, një qytetar i rëndomtë, përmes taksave, do ta bartë koston që kjo Qeveri është zotuar me marrëveshjen: koston e zhvendosjes, përpunimit të qymyrit dhe furnizimit me ujë, si edhe koston e degradimit mjedisor e të shëndetit publik për 60 vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, bazuar në studimin e ekspertëve ndërkombëtarë, çmimi i faturës së energjisë do të rritet për minimum 50 për qind, përveç kostos së gjeneruar të energjisë elektrike, për të mbuluar koston e investimit.

Kjo qeveri, në të vërtetë, mendon se ky popull është budalla dhe nuk e kupton se askush nuk bën investime kapitale private pa e vlerësuar llojin e përfitimit që do të ketë që nga investimi primar e deri në kohëzgjatje të projektit.

Kjo është arsyeja përse e gjithë marrëveshja i jep investitorit mbrojtje të plotë, heq autoritetin e ligjit të Kosovës dhe, pa marrë parasysh skenarin, do të thotë se Kosova do t’i paguajë investitorit shuma të mëdha parash.

Përveç kësaj, të gjitha negociatat për marrëveshjen janë bërë jashtë kornizës së rregullt ligjore. I tërë procesi ka shkelur procedurat e prokurimit publik, duke përfshirë vetëm një ofertues në negociata, ndërsa ligji kërkon përfshirjen e së paku dy ofertuesve.

Në fund të fazës së negociatave, marrëveshja u nënshkrua sipas ligjit të vjetruar për investime strategjike të huaja, një status që nuk ka qenë në fuqi në asnjë vend të botës, të paktën 25 vitet e  fundit.

Ky ligj, fillimisht, kishte për qëllim të tërhite investitorë të huaj. Por, në fakt, ajo që ky ligj bën është dhënia e të drejtave të pakufizuara për investitorët të cilët mund të bëjnë çfarë të duan, edhe në rastet kur Qeveria ose një palë e tretë hap një rast kundër tyre, investitori mund të largohet me miliona dollarë në konto, pa e përfunduar punën për të cilën kanë rënë dakord ose që ndonjëherë ishin përgjegjës ndaj institucioneve të Kosovës.

Nuk ka logjikë ekonomike apo mbrojtje të interesit publik në këtë marrëveshje. Nëse dikush e bën matematikën, është e qartë se kjo qeveri ka bërë një gabim të madh ekonomik, pasojat e të cilit do të bien në kurriz të qeverisë së ardhshme.

Në çdo vend tjetër, kryeprokurori do të niste hetime mbi marrëveshjen, meqenëse janë shkelur të gjitha procedurat, përfshirë Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe ligjet mjedisore, dhe shteti është dëmtuar  në një shkallë që do të konsiderohej si shkelje e kushtetutës.

Çfarë thotë marrëveshja, e cila është gjithashtu e rrezikshme, është se kontraktori kërkon “qymyr të një cilësie të caktuar dhe ujë të një cilësie të caktuar”.

Kjo do të thotë se Qeveria do të merret me tharjen e qymyrit dhe me pastrimin e ujit për të mundësuar operimin e termocentralit.

Ky është problem i madh jo vetëm nga pikëpamja financiare. Terminologjia ligjore e përdorur po ashtu krijon hapsirë që investitori të kërkojë nga Qeveria fonde shtesë në çdo kohë, pasi Qeveria pashmangshëm do të mbetet mbrapa në përmbushjen e kushteve të parapara me marrëveshje.

Të gjitha këto dhe shumë çështje të tjera duhet të ishin adresuar në Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Shoqëror, në të cilin Banka Botërore dhe Qeveria kanë shpenzuar miliona euro gjatë 15 vjetëve të fundit dhe nuk ka prodhuar.

Natyrisht, dështimi për të vepruar është politik, sepse ndikimi I Vlerësimit Mjedisor dhe Shoqëror do të tregonte se sa e pavlefshme është kjo kontratë në aspektin ekonomik dhe financiar, dëmet që do t’i shkaktonte shëndetit publik dhe shkatërrimit e degradimit të mjedisit.

Pyetja tjetër është; përse Qeveria jonë nuk e ka Bankën Botërore garantues të këtij projekti? A ka pasur ndonjë vendim të bordit të Bankës Botërorë për mbështetjen e këtij termocentrali?

Më në fund, unë deklaroj publikisht se kurrë nuk kam pasur ndonjë investim në sektorin e energjisë dhe nuk kam asnjë interes personal në lidhje me ndonjë investim të energjisë në Kosovë apo diku tjetër.

 

(Autori është drejtues i Insitutit për Demokracitë në Zhvillim, think tank, me seli në Washington)

One Response to “Termocentrali i Ri i Kosovës – një gabim i shtrenjtë”

Read below or add a comment...

  1. Energjetiku says:

    Ne fund te ketij artikulli ti thua kurrr nuk ke investuar ne energji.

    Kjo eshte problemi i shum njerezve qe nuk kuptojne gjerat dhe folin per gjerat qe nuk i kuptojne.
    Ti asnje moment nuk e theksuar se cilat jane perfitimet nga stabiliteti energjetik.

    Stabiliteti energjetik eshte me i madh dhe me i vlefshem se te gjitha mangesite qe ti i theksove.

Comment

*