Ismail Kadare Është kënaqësi për mua që të uroj gazetën “Illyria” si qytetar shqiptar, shkrimtar, si lexues e si bashkëpunëtor i saj.
“Illyria” mund të krenohet për shumë gjëra, por ka diçka për të cilën ajo mund të krenohet fort. Në këtë kohë pasionesh, shpesh herë të mbrapshta, ajo ka meritën të mos ndikohet prej tyre, të jetë e paanshme dhe të ketë të shenjtë vetëm një pasion: lirinë dhe lumturinë e popullit shqiptar.
Me këtë shenjë e këtë flamur, ajo do të jetë përherë e dashur dhe e nderuar nga ne të gjithë.

(Ismail Kadare)
Bob Dole Vërej me gëzim se gazeta “Illyria” është vënë me sukses në dispozicion të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Jam i kënaqur që editoriali im është pritur pozitivisht. “Illyria”, me siguri, do të vlerësohet nga të gjithë ata – përfshi edhe mua – që po luftojnë për më shumë demokraci dhe liri në Kosovë dhe Shqipëri.

(Bob Dole – Ish senator dhe kandidat për president në SHBA)
Joseph Lieberman Urime që keni themeluar një gazetë të shkëlqyer që ka sjellë vëmendjen e publikut ndaj çështjeve jetike lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën. 

(Joseph Liberman - Ish senator dhe ish kandidat për nënkryetar të Amerikës)
Gjekë Marinaj Unë, personalisht, e ndjej se gazeta “Illyria” ka hyrë në jetën e komunitetit tonë dhe ka ndryshuar diçka të madhe aty: jashtë çdo pritje apo imagjinate, “Illyria” është kthyer në një farë çatie “religjioze” për të gjithë shqiptarët, pa përjashtim. Nëse kemi një humbje apo një gëzim familjar, nëse jemi pjesëmarrës të një aktiviteti, nëse duam të informohemi më mirë rreth problemeve të emigracionit, nëse duam të reklamojmë bizneset tona, nëse duam të jemi të njohur me artin, kulturën, jetën sociale, spektaklin politik të kombit, apo nëse dëshirojmë qoftë edhe të kemi diçka për të lexuar si familje, pa frikën e ekspozimit të materialeve të papërshtatshme, solucioni më i besuar është bërë gazeta “Illyria”.

(Gjekë Marinaj - poet, publicist, themelues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë)
Arbër Muriqi Ish ushtarët e Batalionit “Atlantiku” janë pjekur dhe edukuar nga rreshtat dhe artikujt e kësaj gazete dhe kanë formuar formacionin e parë gjithëshqiptar që ka shkuar në luftë për çlirimin e Kosovës. 

(Arbër Muriqi - Ish ushtar i Batalionit “Atlantiku”)