Testohen Joe and Jill Biden: Nuk janë të infektuar me koronavirus

Kandidati i Partisë Demokrate për President në SHBA, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill u testuan sot për koronavirus dhe kanë marrë rezultatin negativ.
Praktikisht, të gjithë ata që kanë qenë afër Presidentit Donald Trump gjatë debatit të parë televiziv janë testuar sot.
Si ka bërë të ditur më parë gazeta “Illyria”, Presidenti dhe Zonja e Parë kanë dalë pozitiv me koronavirus. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se simptomat janë të lehta deri tani, si ato të një ftohjeje.
Negativ ka dalë edhe Zv-Presidenti, Mike Pence që mund të marrë përkohësisht frenat në dorë, nëse gjendja e Presidentit rëndohet dhe nuk ka mundësi të punojë.
Ndërkohë, ka dalë pozitiv Senatori Mike Lee. Një numër mbështetësish të Presidentit Trump që ishin me të mbrëmë gjatë një takimi fondembledhës në Neq Jersey, po testohen për çdo rast.
Pas marrjes sue lajmit se Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij kishin dalë me koronavirus, ish-Zv_Presidenti Biden u shpreh: “Jill dhe unë i dërgojmë urimet tona për shërim sa më të shpejtë Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania. Do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij,”(r.a.)

Comment

*