Thaçi: Albright krenohet për rolin e saj në çlirimin e Kosovës

Uashington, 10 janar 2017 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot në SHBA, me ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.

Nw njw status nw postuar nw rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se ish sekretarja amerikane e shtetit i ka thënë se krenohet për rolin e saj në lirinë e Kosovës.

Statusi i plotë i Thaçit:

“Sapo përfundova një takim të përzemërt me miken time të shtrenjtë dhe përkrahësen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Madeleine Albright.

Në këtë takim të veçantë dhe përmbajtësor, sekretarja Albright sërish më tha se “puna me të cilën ajo krenohet më së shumti gjatë periudhës sa ka shërbyer si Sekretare e Shtetit është roli i saj vendimtar për lirinë e Kosovës. HTH”. (r.m.)

Comment

*