Thaçi: Asgjë s’mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlirim

Prishtinë, 7 nëntor 2019 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me thirrjen për intervistim në Prokurorinë e Gjykatës Speciale në Hagë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Thaçi, i cili gjendet në vizitë private në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se ai ka qenë bashkë me Veselin prej fillimit të veprimit për lirinë e Kosovës, duke theksuar se Veseli “ka pasur moralin më të lartë patriotik, politik dhe ushtarak”.

“Kam pasur nderin e madh që për lirinë e Kosovës që nga fillimi të rrugëtoj vazhdimisht me Kadriun dhe në çdo hap jam ndjerë krenar me punën dhe angazhimin e tij të pashoq, tash e tri dekada. Nuk ka asnjë dyshim se zoti Veseli si edhe dhjetëra ish luftëtarë të UÇK-së, që tashmë janë ftuar nga Dhomat e Specializuara, ka pasur moralin më të lartë patriotik, politik dhe ushtarak”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.

Ai ka theksuar se asgjë nuk do të mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlitrimin e Kosovës.

“Nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë zotin Veseli dhe luftën e tij për çlirim”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë i Thaçit:

Fatin e viteve të gjata të robërisë dhe sundimit të popullit të Kosovës nga Serbia e ka ndryshuar përgjithmonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe angazhimi i të rinjve e të rejave që iu bashkëngjitën UÇK-së në luftë për liri dhe pavarësi. Lufta jonë për liri është kauza më e pastër, më e drejtë dhe më fisnike që mund ta ketë për fat një popull në historinë e tij.

Kam pasur nderin e madh që për lirinë e Kosovës që nga fillimi të rrugëtoj vazhdimisht me Kadriun dhe në çdo hap jam ndjerë krenar me punën dhe angazhimin e tij të pa shoq, tash e tri dekada. Nuk ka asnjë dyshim se zoti Veseli si edhe dhjetëra ish luftëtarë të UÇK-së, që tashmë janë ftuar nga Dhomat e Specializuara, ka pasur moralin më të lartë patriotik, politik dhe ushtarak.

Nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë zotin Veseli dhe luftën e tij për çlirim. Nuk ka gjykatë, as vendore as ndërkombëtare që mund ta njollosë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ballafaqimi me këto pretendime do ta vulosë përgjithmonë dinjitetin e UÇK-së dhe do t’i diskreditojë e nihilizojë përgjithmonë fabrikimet në dëm të saj. Nuk ka gjykatë, as vendore as ndërkombëtare ,që do të mund ta rishkruaj historinë, dhe të barazojë viktimën me agresorin.HTH

(r.m.)

One Response to “Thaçi: Asgjë s’mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlirim”

Read below or add a comment...

  1. Ismaili says:

    Kam bindje se, kurre nuk ka pasur gjykate, e as drejtesi njerezore per ndeshkimin e çlirimtareve,Andaj, kurre nuk ka as nuk do te kete, nje ligje te se drjetes,e qe mund te quhet drejtesi ligjore, qe denon clirimin e vendit dhe lirine e popullit nga okupuesite e barabarise mejsetare,sic ishim ne shqiptaret ne trojet tone etnike te sunduara qe nga 1913 e deri me 10 Qershor 1999, barabrisht nga dhuna mesjetare ortodokse sllave.

Comment

*