Thaçi: “Bullgaria e kupton mirë rajonin, nevojat dhe aspiratat”

Sofje (Bullgari), 7 dhjetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Sofje Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e veprimeve për integrim të tërë rajonit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Radev për përkrahjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës dhe është shprehur i gëzuar që Bullgaria do ta marrë kryesimin e BE-së.

“E mirëpresim kryesimin e Bullgarisë në kohë kaq të rëndësishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, është shprehur presidenti Thaçi.

“Bullgaria e kupton mirë rajonin, nevojat dhe aspiratat”, ka theksuar ai.

Ndërsa, presidenti Radev ka thënë se Bullgaria e kupton mirë që paqja e qëndrueshme në Ballkan do të thotë paqe e qëndrueshme në tërë Evropën dhe ka konfirmuar se Bullgaria do të angazhohet për përfaqësim sa më të mirë të tërë Ballkanit.

Ai ka njoftuar edhe për përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Bullgari, në muajin maj.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është e përcaktuar qartë për anëtarësim në NATO e në BE dhe se po punon për reforma, për integrim dhe për dialog, si instrumente që çojnë në BE, njofton Zyra e Presidentit tëkosovës. (r.m.).

Comment

*