Thaçi dekoroi Françesko Altimarin, Matteo Mandalën dhe Anton Nik Berishën

Prishtinë, 26 tetor 2017 – Presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi nderoi tri figura të rëndësishme të albanologjisë me Dekoratën më të lartë në fushën e kulturës, me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Kështu Thaçi vlerësoi kontributin që kanë dhënë në fushën e studimeve albanologjike albanologët arbëreshë Françesko Altimari e Matteo Mandala dhe shkrimtarin e stidijuesin Anton Nik Berisha.

Thaçi e ka publikuar njoftimin në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Sot i nderova me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia, Françesko Altimari, Matteo Mandala dhe profesorin nga Prishtina, Anton Nik Berisha, për kontributin e dhënë në fushën e studimeve albanologjike.

Kontributi i tyre në fushën e historisë dhe letërsisë shqipe, në studimet gjuhësore dhe aspektet e tjera studimore është vlerë sa teorike aq edhe kulturore.

Studimet e tyre çojnë te emëruesi i përbashkët – se, pavarësisht nga hapësira, vendi dhe koha, letërsia dhe gjuha shqipe kanë identitet, integritet dhe vitalitet’, ka shkruar  Thaçi.

(r.m.)

Image may contain: 2 people, people smiling, suitImage may contain: 2 people, people smiling, suitImage may contain: 2 people, people smiling, people sitting and suit

Comment

*