Thaçi e Haggis pajtohen se Kosova ka artistë me talent

Prishtinë, 20 korrik 2017 – Presidenti i Kosovës, hashim Thaçi, e ka pritur sot regjisorin dhe skenaristin, Paul Haggis, i cili është mysafir i Festivalit të Filmit “Prifilmfest” që po mbahet në Prishtinë.

Thaçi, në një postim në Facebook, ka shkruar se gjatë bisedës me regjisorin Haggis janë pajtuar se Kosova ka artistë të rinj  “me talent dhe kreativitet”

Ky është postimi i Thaçit:

“Ardhja e regjisorit dhe skenaristit, Paul Haggis në Kosovë, në kuadër të ‘PriFilm Fest’, ishte një mundësi unike për artistët e rinj kosovarë që të mësojnë nga përvoja e tij e jashtëzakonshme në industrinë e filmit.

Me regjisorin Haggis u pajtuam që Kosova ka rini që ka talentin dhe kreativitetin për të treguar historinë e Kosovës dhe për të ndërtuar dhe promovuar në botë identitetin e shtetit tonë të ri”.

(r.m.)

Comment

*