Thaçi falënderon ambasasdorët Grenell, Kosnett e Palmer

Prishtinë, 26 mars 2020 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Twitter, i ka falënderuar ambasadorët amerikanë Richard Grenell, Philip Kosnett dhe Matthew Palmer që mohuan se ka ndonjë plan për shkëmbim territoresh midis Kosovës e Serbisë për të cilin janë në dijeni Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka bërë thirrje për rifillimin e dialogut dhe për arritjen sa më shpejt të marrëveshjes pë njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë dhe për anëtarësim të Kosovës në OKB.

Thaçi i ka quajtur kërcënim për këtë qëllim deklaratat se ai dhe Vuçiqi e kanë bërë planin për shkëmbim territoresh midis Kosovës e Serbisë.

“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse. Ne duhet të shfrytëzojmë vrullin dhe mbështetjen e SHBA-së për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke dhe me anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, shkruan Thaçi në Twitter.

 

Ky postim vjen pas deklaratës së përbashkët të të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, dhe përfaqësuesit të posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Duam të bëjmë të qartë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar kurrë një plan të tillë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ambasadorëve.

Deklarata e tyre vjen një ditë pasi Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në Kuvendin e Kosovës se Thaçi e Vuçiqi tashmë e kanë gati një plan për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë.

(r.m.)

Comment

*