Thaçi i dekretoi gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 9 gusht 2018 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dekretuar sot pesë gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

Ceremonia e  betimit e gjyqtarëve të rinj para presidentit Thaçi është zhvilluar sot, në Zyrën e Presidentit, ku ka qenë e pranishme edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama.

Gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës: Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi–Peci, Radomir Leban dhe Nexhmi Rexhepi, të cilët sot kanë dhënë betimin para presidentit Thaçi, i kanë kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për herë të parë, do jenë vetëm gjyqtarët vendorë. (r.m.)

Comment

*