Thaçi: Ka nevojë për një fazë vendimtare në bisedimet me Serbinë

Uashington, 13 shtator 2017 – Presidenti i kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të hyjë në një fazë të re, vendimtare për perspektivën e të dyja vendeve.

‘Dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk ka alternativë. Është në interesin e dy shteteve, në interesin e rajonit dhe në interesin e bashkësisë ndërkombëtare që ka investuar për paqen në Kosovë, në Serbi e në rajon, sepse paqja në mes Kosovës e Serbisë reflekton stabilitet në gjithë rajonin dhe hapje të një perspektive të sigurtë evro-atlantike për Kosovën dhe për Serbinë. Pra, do të jetë një rrethanë për të dalë fituese të dyja shtetet’, ka thënë Thaçi, në një deklaratë për “Zërin e Zmerikës”.

“Unë dua të shpresoj se do të hapet një faqe e re e dialogut mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë apo faza finale e dialogut, e cila nënkupton perspektivën e sigurtë për integrimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe, natyrisht, për integrimet euro-atlantike, ndërsa për Serbinë një perspektivë më të shpejtë evropiane”, është shprehur Thaçi. (r.m.)

Comment

*