Thaçi: Komunitetet janë pasuri e Kosovës

Prishtinë, 24 qershor 2020 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin egjiptian, me rastin e Ditës Kombëtare Egjiptiane.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se komuniteti egjiptian kontribuon në mënyrë aktive në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës.

“Të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptian në Kosovë ua uroj 24 qershorin, Ditën Kombëtare Egjiptiane. Komuniteti egjiptian kontribuon në mënyrë aktive dhe konstruktive në jetën institucionale dhe shoqërore në Kosovë. Vendi ynë është shumë i pasur me komunitete dhe harmoninë e krijuar do ta ruajmë e forcojmë edhe më shumë. Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të krijojnë kushte sa më gjithëpërfshirëse të integrimit dhe punësimit të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë tonë”, shkruan Thaçi. (r.m.)

Comment

*