Thaçi: Kosova do të jetë në fokus të interesimit të administratës së Presidentit Trump

Uashington (SHBA) / Prishtinë, 11 janar 2017 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë të drejtpërdrejtë për RTV Dukagjinin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron për vizitë disaditëshe, ka thënë se nuk ka nevojë të ketë shqetësime, pasi nga Amerika do të vazhdojë përkrahja e palëkundur për Kosovën.

Thaçi ka thëns se Kosova do të vazhdojë të jetë në fokusin e Presidentit të ri amerikan, Donalt Trump.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë për shqetësim. SHBA-të do ta mbështesin Kosovën. Edhe administrata e re e Presidentit Trump do ta mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon, do t’i mbështesë vlerat që ne i përfaqësojmë, vizionin tonë euro-atlantik dhe, në këtë drejtim, kam besim të plotë, edhe nga kontaktet që kam zhvilluar me njerëzit e mundshëm që do të jenë në administratën e re të Presidentit Trump, se Kosova do të jetë në fokus të interesimit të administratës së Presidentit Trump”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se ka shumë miq që do të jenë të afërt me administratën e Presidentit Donald Trump. (r.m.)

Comment

*