Thaçi paralajmëron “veprime kushtetuese”, nëse nuk propozohet mandatari

Prishtinë, 17 janar 2020 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet propozimi i mandatarit për krijimin e qeverisë së re. Ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë “veprime kushtetuese” në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve.

Thaçi ka deklaruar se pret vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve. Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjithë hapat kushtetues dhe ligjorë.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike, në përputhshmëri me votën e qytetarëve të 6 tetorit. Shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejtë. Në anën tjetër do të ndërmarr të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë”, ka thënë Thaçi, citon Televizioni T7.

Thaçi ka kërkuar edhe para disa ditësh që Vetëvendosja, e cila ka dalë e para në zgjedhje, ta dorëzojë sa më parë emrin e mandatarit për krijimin e qeverisë, por kryetari i Vetëvendosjes e ka cilësuar këtë si presion ndaj partisë së tij. (r.m.)

Comment

*