Thaçi: Për të zhdukurit do të diskutohet edhe në Bruksel

Prishtinë, 30 dhjetor 2017 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek “Përmendorja dedikuar personave të zhdukur”, në Prishtinë.

Thaçi ka thënë se çështja e personave të pagjetur është një ndër dhembjet më të mëdha të luftës.

Ai ka thënë se do të angazhohet personalisht që kjo çështje të mbyllet dhe ka shtuar se fati i personave të pagjetur do të diskutohet edhe në fazën përfundimtare të dialout me Serbinë, në Bruksel.

Këshilltari politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, ka thënë se Ligji për të Pagjeturit do të procedohet së shpejti për plotësime e ndryshime në Kuvend. Ai ka shpjeguar se në ligjin e ri do të plotësohet neni lidhur me beneficionet e familjarëve të të pagjeturve. (r.m.)

Comment

*