Thaçi: Rihapja e çështjes së Asociacionit është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se në Bruksel nuk duhet të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai theksoi se rihapja e kësaj teme është goditje për Kosovën dhe shtetësisë së saj.

”Asociacioni duhet të jetë në përputhshmëri me marrëveshjen e vitit 2013 dhe të gjithë mandatin dhe të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Hapja e Asociacionit është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës. Parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Gjithçka ka përfunduar më vitin 2013, me opinionin e Gjykatës Kushtetuese. E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE. Hapat që i ndërmerr Serbia janë në përputhshmëri me orientimet e tyre. Nëse ndodh ndonjë veprim devijues nga marrëveshja në Ëashington mendoj që nuk është i shëndetshëm për paqen në rajon”, tha Thaçi pas manifestimit të mbajtur për Vitin e ri hebraik.

Thaçi shprehu bindjen se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së. Ai theksoi se çdo agjendë tjetër pos njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është kthim prapa dhe është agjendë e Serbisë.

“Besoj se nëse është arritur normaliteti ekonomik në Ëashington, atëherë edhe njohja reciproke mund të arrihet vetëm në Shtëpinë e Bardhë. Çdo agjendë qoftë për asociacion, qoftë për prona apo çështje tjera, janë çështje që janë diskutuar nga dy tri herë, dhe për mua është një kthim prapa për Kosovën, është agjendë e Serbisë”, tha ai.

Thaçi tha se njohja e Kosovës nga Izraeli është e një rëndësie strategjike për paqen në botë dhe theksoi se Kosova ka shumëçka për të mësuar nga përvoja e Izraelit.

“Njohja nga Izraeli është e një rëndësie strategjike për paqen në botë. Të dy vendet kemi pothuajse të kaluar të njëjtë, jemi përballur me një histori shumë të hidhur qe e njeh dhe respektojnë gjithë bota. Kosova ka shumëçka për të mësuar nga përvoja e izraelit. Si shtet Izraeli ka përfituar një partner strategjik me një shtet më të ri”, u shpreh Thaçi.

(r.m.)

Comment

*