Thaçi shkruan dedikimet për njerëzit të cilëve do t’ua dhurojë librin biografik

Londër, 13 mars 2018 – Sot në Londër bëhet promovimi i librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, të autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Ky libër, siç tregon vetë titulli i tij, është libër biografik për Presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.

Natyrisht, Thaçi nuk mund të mungonte në këtë ngjarje të rëndësishme për imazhin e tij.

Ai ka udhëtuar qysh dje në Londër, ndërsa sot, para fillimit të ceremonisë së promovimit, i ka shkruar dedikimet për njerëzit të cilëve do t’ua dhurojë librin.

Sigurisht, shumë prej ekzemplarëve të këtij botimi Thaçi do t’ua dedikojë liderëve dhe personaliteteve të rëndësishme, të cilët i ka takuar ose pret t’i takojë në rrugëtimin e tij politik. (r.m.)

Comment

*