Thaçi vazhdon ta mbajë jofunksionale Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 9 gusht 2018 – Gjykata Kushtetuese e Kosovës është jofunksionale prej 16 qershorit të këtij viti, për shkak të mungesës së kuorumit. Më 6 korrik, Kuvendi i Kosovës i zgjodhi pesë gjyqtarë të rinj, por presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk i ka dekretuar ende ata. Prandaj gardiania e Kushtetutës mbetet e bllokuar edhe më tutje, shkruan gazeta “Zëri”.

Më 18 maj të këtij viti, Kuvendi i Kosovës i kishte zgjedhur dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Radomir Labanin, përfaqësues të komunitetit serb, dhe Bajram Ljatifin, përfaqësues të komuniteteve tjera joshumicë.

Ndërkaqm më 6 korrik, janë zgjedhur edhe tre gjyqtarët tjerë: Safet Hoxha, Nexhmi Rexhepi dhe Remzie Istrefi-Peçi. Por, ata nuk kanë filluar ende punën, sepse Thaçi, për arsye të panjohura nuk i ka dekretuar ende, ndonëse Gjykata vazhdon të mbetet jofunksionale.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tash i ka vetëm katër gjyqtarë. Për marrjen e verndimeve të saj nevojiten së paku shtatë gjyqtarë. (r.m.)

Comment

*