“The People of Kosova – with Respect”: Homazhe dhe lule te varri i Sen. McCain

“The People of Kosova – with Respect”: Homazhe dhe lule te varri i Sen. McCain

 

Nga Ramazan Bekteshi

Miq te nderuar, sot me ish-kryetarin e “Vatres” Dr. Gjon Buçaj, me ish-marinsin (28 vite) dhe veteranin e shume luftrave Muharrem Maralusha, vatran dhe me Mustafe Bytyqin nje vatran i moçem beme homazhe te varri i heroit amerikan Sen. McCain dhe mik i shqiptareve qe ne caste dramatike te Kosoves u ndodh ne krahun tone. Sen. eshte varros te “US Naval Academy Cemetery” afer shokut tij te vjeter Chuck Larson ne Annapolis, Maryland.

Hero, burrshtetas, rebel, nje jete te sherbmit e kaloi me guxim. Jetoi me konceptin: Detyra, nderi, atdheu! Apo, sic do t’a quante Bush W: “A man with a code”. Per ne, shqiptaret, Sen. McCain edhepse nuk eshte ne kete jete, tani kur eshte shendrruar ne hero te perjetshem eshte poaq i lartesuar, sa atehere kur Presidenti Clinton kishte nevoje per nje rezolute te fuqishme nga ky Republikan per te marre bekimin e sulmit ndaj agresorit tone. Ai, jo vetem qe ishte sponsor kryesor por edhe nje nga zerat me te hershem te thote se ‘Amerika medoemos duhet ta fitojë kete veprim ushtarak me te gjithe koston’, dhe i bene thirrje Klintonit te pergaditet per vendosjen e trupave tokesore. “Të gjithë ne – presidenti, poashtu ngjajshem edhe senatore – tregoni guximin e bindjeve tona në këtë orë kritike… detyra jone e kerkon kete”. Bashkesponsorues ishte Sen. Joe Biden (D) DE.

Tani, ne keto ore te liga per shqiptaret, kur asgje nuk shkon ne sherbim te interesit kombetar si ne TR, PR, SHK, komunitetit te neglizhuar dhe i lene anash shqiptaro-amerikan nga atdheu, i imponohet serisht, qe te marrin fatin kombetare ne duarte e tyre, duke filluar te angazhohen masovikisht me tere potencialin e tyre fizik e financiar. E dij se eshte e veshtire, por jo dhe e pamundur, zevendesimi i miqeve qe s’jane me ne jete dhe lobimi per miqeve te ri si ne Senat e Kongres eshte imperativ. Aktivizimi i Albanian Congressional issues Caucus me anetare te rij dhe me nje plan e vizion te ri poashtu eshte nje nevoje imediate. Mos te lejojme qe ky zhgenjim te na shendrrohet ne kob kombetar. Thenja e Nolit, serisht po aktualizohet!

Comment

*