“The Sun”: Dua Lipa ndahet nga i dashuri Paul Klein

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, i ka dhënë fund romancës së saj me Paul Klein, transmeton Insajderi.com.

22 vjeçarja dhe solisti i bendit LANY kanë qenë bashkë pesë muaj. Ata janë parë shpesh bashkë dhe i kanë kaluar pushimet bashkë. Por, sipas një burimi të “The Sun”, ata i kanë dhënë fund lidhjes për shkak të vështirësive.

“Dua dhe Paul kanë kaluar shumë mirë bashkë, por gjërat nuk funksionuan. Ndarja ka sjellë kujtimet e saj për Isaacun me të cilin ishte ndarë në të njëjtën kohë vitni e kaluar”, ka thënë burimi.

“Ajo i ka shkruar përsëri atij, por me që ishte jashtë Britanisë, javët e fundit, Dua dhe Paul nuk janë parë me njëri-tjetrin”, thekson burimi.

Vetë këngëtarja shqiptare nuk e ka konfirmuar situatën e re në jetën e saj private.

Dua më parë ka qenë në lidhje me Isaac Carew.

Në vitin 2017 ajo u lidh me Pulin. Ky ishte viti më i suksesshëm për Duan në të gjitha aspektet. Pos lidhjes me Paulin, ajo arriti sukses të madh me albumin “Dua Lipa” dhe me hitin më të madh të kohës “New Rules”, i cili arriti mbi një miliard klikime në YouTube. (r.m.)

Comment

*