“The Sun”: Koha që Bebe Rexha të shkëlqejë

Londër, 26 maj 2016 – Tabloidi i njohur britanik “The Sun” i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares me famë botërore me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, duke e quajtur si ylli i së ardhmes.

“Bebe Rexha është një kantautore sensacionale, seksi, e dashur nga New Yorku”.

Kështu e nis artikullin Dan Wooton, gazetari i njohur që e ka fituar dy herë titullin “Gazetari më i mirë i vitit i showbizit”.

“The Sun” kujton se Bebe Rexha ishte autore e hitit “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas.

Por, sipas tabloidit, tani është koha që vetë Bebe Rexha ta “pushtojë” tregun botëror, me hitin e saj të fundit “No Broken Hearts”, të cilin e solli në bashkëpunim me Nicki Minaj.

“Tani, në moshën 26-vjeçare, është koha e Bebes për të shkëlqyer, me singlein e saj të parë ‘No Broken Hearts’, në bashkëpunim me Nicki Minaj, i destinuar për të qenë një nga hitet e verës”, shkruan “The Sun”.

Tabloidi i. Njohur britanik shkruan edhe për problemet e Bebe Rexhës me ish-të dashurin dhe për bashkëpunimin e saj me Nicki Minajn.

Në fund të artikullit, “The Sun” thotë se tani Eminem, pa dyshim do ta lusë këngëtaren që të jetë pjesë e ndonjë projekti të tij, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*