Thyhet Kolona e Nimfeut në Apoloni

Kolona e Nimfeut të Apllonisë, një monument unik i shekullit të tretë P.E.S, është vandalizuar gjatë kohës së pandemisë.

Drejtoresha e Parkut të Arkeologjisë doli sot në një prononcim një ditë pasi ky vandalizëm u denoncua nga Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore dhe u bë publik në media.

Drejtoresha la të kuptojë se ka qenë në dijeni të këtij vandalizmi, i cili mesaduket është munduar të mbahet i fshehtë larg medias, ndërsa janë njoftuar autoritetet e policisë

“Në momentin që kemi konstatuar dëmtimin kemi njoftuar policinë. Eshte demtuar gjate kohes se mbylljes per shkak te pandemise”

Monumeti ndodhet vetëm 200 metër larg zyrave të drejtorisë së parkut. Akti i vandalizmit mendohet të ketë ndodhur më 13 prill.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e quan aktin më të rëndë që ka ndodhur prej 2012

Ne Apollonine e Ilirise (sot Pojan)
Nje dem tmerrues ndaj kultures kombetare para syve te Institutit dhe Ministrise po kalohet me papergjegjshmeri shtangese si nje incident i vogel e i parendesishem. Vandalizimi i kultures klasike ne zemer te Apollonise – ne kete rast Nimfeut si monument unikal – dhe fshehja e tij ndaj mediave dhe publikut nga ana e institucioneve, eshte akti me i rende qe ka ndodhur tek ne qe prej vitit 2012.

Me ngjarjet e fundit, shkaterrimi i trashegimise eshte shfaqur ne permasa vertete shqetesuese; aq sa organizmat nderkombetare kane shprehur skepticizmin per shkallen e kujdesit qe po tregohet ne Shqiperi dhe per renien e pandalshme mbrojtjes dhe te cilesise se nderhyrjeve.

OraNews

Comment

*