Thyhet në Tiranë pllaka përkujtimore e “Dëshmorit të Demokracisë” Spartak Deliu

Kjo pllakë është vendosur në nderim të veprës së “Dëshmorit të Demokracisë” Spartak Deliu

Diktatura komuniste ia mori jetën djaloshit tiranas në moshën 14-vjeçare, në rrugën e Kavajës, jo më shumë se 2-3 minuta në këmbë nga Sheshi “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit të shqiptarëve.

Pllaka e “Dëshmorit të Demokracisë” Spartak Deliu ndodhet përballë Ministrisë së Punës në vendin ku u ekzekutua nga komunizmi në ikje në 1991.

Rastin e denoncoi në “Facebook” qytetari Pëllumb Seferi, ish-drejtori i Qendrës së Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Bashkia Tiranë, i cili shkruante:

“Ç’po ndodh me të? – As të vdekur s’po e lënë rehat. Mbi këtë pllakë përkujtimore ka kohë që ka filluar procesi i shkatërrimit. Arsyen e dinë ata që kanë një plan për të fshirë heroizmin e tij nga kujtesa dhe njekohësisht për të shprehur me dhunë ndjenjën e revanshit dhe hakmarrjes. Sepse është e sigurtë që ata që e duan demokracinë nuk vënë dorë mbi të për ta prishur”.

Comment

*