“Time”: Shqiptarët, heronjtë që shpëtuan hebrenjtë

“Edhe në kohët më të errëta, ka heronj – edhe pse shpesh ata mund të jenë njerëzit që ne presim më së paku”

Melissa Chan në shkrimin e saj në revistën prestigjiozë “Time” thotë se ky është mesazhi që një organizatë globale jofitimprurëse shpresoi të shpërndante të Premten, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, kur organizoi një ekspozitë të vogël në një sinagogë në Nju Jork.

Ajo thotë se kjo ekspozitë vë në dukje “historitë e myslimanëve që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë që persekutoheshin gjatë Luftës II Botërorë.”

“Megjithëse dy grupet fetare shpesh prezantohen si në kundërshti, kjo ekspozitë është një kujtesë se ata kanë ndarë një histori të rëndësishme bashkëpunimi dhe ndihme të ndërsjellët”,- shkruan revista.

Pjesë e historive është edhe Khaled Abdul Wahab, i cili strehoi dhjetëra hebrenj në Tunizi apo Abdol Hossein Sardari, një diplomat iranian që ka ndihmuar mijëra hebrenj duke u dhënë pasaporta për t’u shpëtuar ushtarëve nazistë.

“Time” thotë se “grupi po ashtu njeh Pilkus-in, një familje myslimane në Shqipëri që ushqeu Johanna-n e re dhe të ëmën në shtëpinë e tyre gjatë pushtimit gjerman dhe i bindën të tjerët se ato të dyja ishin pjesëtarë të familjes nga Gjermania.

‘Ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar tonat”, 86-vjeçarja Neumann tha për ‘Time’ të premten.

“Nëse do të zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të ishte vrarë.’ ‘Atë çfarë bënë këta njerëz, nuk e bënë shumë kombe evropianë,’ shtoi ajo. ‘Ata u bënë të gjithë së bashku dhe ishin të vendosur për të na shpëtuar.’”

Koleksioni me 15 histori tregon se si njerëzit u bënë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin madje edhe në ambiente ekstreme lufte, thanë organizatorët.

http://time.com/4651298/holocaust-memorial-day-muslims-jews/

Atsh

Comment

*