Tirana e përshëndet marrëveshjen mes Greqisë e Maqedonisë

Tiranë, 13 qershor 2018 – Autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të Shqipërisë e arritjen e marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri të Maqedonisë, e cila e zgjidh një problem shumëvjeçar.

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar historike këtë marrëveshje.

“Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë! Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë. Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik të Greqisë dhe Maqedonisë që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme”, ka shkruar Presidenti shqiptar Ilir Meta, në faqen e tij zyrtare në Facebook,.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka thënë se kjo marrëveshje ia hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike gjithë rajonit.

“Urime fqinjëve dhe miqëve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit. Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionin”, ka shkruar Bushati.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një statusi në Facebook, i ka vlerësuar përpjekjet e të gjitha palëve për arritjen e marrëveshjes.

“Kjo marrëveshje, si akt i pjekurisë politike u jep meritë dy qeverive dhe faktorëve politikë vendas dhe ndërkombetarë që i mbeshtetën, duke përmbyllur në këtë mënyrë një temë të zgjatur kontesti në rajon. Shpreh besim në përmbylljen sa më parë të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë Veriore, dhe më tej për udhetimin së bashku drejt procesit plot sfida dhe shpresë të integrimit në BE, të dy vendeve tona”, ka shkruar Basha. (r.m.)

Comment

*