TMERRE QË NUK HARROHEN

Sali Bollati

Pjesë nga libri i Sali Bollatit, “ÇAMËRIA Krahina më Jugore  e Trojeve Etnike SHQIPTARE”, botuar me rastin e 75-vjetorit të masakrave dhe spastrimit etnike në Çamëri. Viktimat, të mbijetuarit, dhe pasardhësit e tyre ende presin drejtësi për këtë krim të fashistëve grekë.

 

Sali Bollati

Asnjëherë nuk mund të mund ta heq nga mendja pyetjen-pse duhet të vuajë aq shumë populli ynë? Pse?. . Shqipëria një vend aq i begatë nga mbitoka e nëntoka, me plazhe të virgjër e rërë artë, me male të larta dhe kullota pafund, ku nuk njihen tërmete, tajfune e përmbytje shkatërrimtare, në mes të Evropës; populli i saj si një nga popujt më të vjetër evropianë i vendosur prej mijëra vjetësh në trojet etnike që nga Kosova në Çamëri, nga Tivari e Plava në Shkup, Follorinë e Prevezë dhe me një vitalitet të pashembullt e krahasuar me popujt e tjerë, pse atëherë të vuajë kështu i përçarë, i ndjekur dhe i dhunuar?!

Shpjegimin e kësaj gjendje mund ta gjejmë vetëm te zilia e fqinjëve dashakeq, që me të gjitha format e mjetet, duke filuar, e shfrytëzuar që nga dallimet fetare ndërmjet shqiptarëve e deri te konjukturat politike ndërkombëtare, janë përpjekur dhe përpiqen pareshtur prej më se 500 vjetësh ta copëtojnë këtë truall kompakt për interesa të mbrapshta.

Të lumtur, shumë të lumtur jetonim në shtëpinë tonë të madhe, mbi bregore të lulëzuar plot me ullinjtë qindravjeçarë e dhjetëra pemë fiu, poshtë Kalasë së vjetër Ajdonate, duke soditur para vetes gjithë qytetin e bukur të Paramithisë (ose më shqip-Parmëthi, siç e thotë bashkëvendasi N. Stilo), deri larg në fushat e begata. Midis ullinjve e five të panumërt mbi barin e gjelbër e livadhet e pranë Kullës mesjetare të Bollatatëvemonument i kulturës historike të qytetit,pranë kopshtijeve të lulëzuara luanim me vëllezërit e motrat si edhe me kushërinjtë e fqinjët. Në lodra nuk dalloheshim në ishim myslimanë apo të krishterë, por kush ishte më i shkathti e më i zoti, Ferhati apo Koçoja, Mihali apo Rexhepi.

Kur papritur një ditë, nëna ime shumë e mirë dhe e dashur Betulla,motrat dhe kushërirat e saj e thërisnin Ablla, si mikëpritëse shumë e veçantë, e veshur me çarçafë më kërkon midis shokëve që po luanim e më mer për dore. Nuk shkëmbyem asnjë fjalë, por pashë se ishte shumë e mërzitur dhe sytë i kishte të përlotur. Kur u afruam pranë ndërtesës së gykates, në qendër të qytetit, pashë disa burra dhe midis tyre edhe babin që ma bëri me shenjë.

U shkëputa nga dora e nënës dhe menjëherë u gjenda pranë tij. Babai arriti të më shtrëngonte fort në gjoksin e tij dhe duke më puthur më këshillonte, që të rrinim urtë e të mos mërzisnim nënën, se ai do ikte larg nga shtëpia. Korrofilaku më shkëputi me forcë prej tij, unë ika i trembur dhe ju afrova nënës, ajo duke më fërkuar kokën, nuk i ndante sytë nga babai.

Korofilakët grekë filuan t’i lidhnin të gjithë burrat nga një dorë dhe mbasi e rrethuan të gjithë kuadratin e tyre po me litar, i nisën varg rrugës tepër të largët. Ne filuam të qajmë, se ishim shumë fëmijë me nënat tona,dhe kur vargu i njerëzve tanë të dashur e të lidhur me litar na humbi nga sytë, këmbët nuk na bënin të largoheshim; mbas pak, kokulur duke mërmëritur e qarë shumë të hidhëruar, morëm rrugët për në shtëpitë tona. Asnjë nuk flste, asnjë nuk kërkoi për të ngrënë. Kështu të shushatur qëndronim derisa erdhi halla dhe tezet, ndërsa nëna qante hallet me to, neve rrinim në qoshe të qetë, pa zë, madje çudi si mund të rrinim pa bërë as edhe zhurmën më të vogël.

Të nesërmen, megjithëse nuk kishim shumë qejf të dilnim paradite, nëna na porositi që këndej e tutje me Mihalin e Koçon mos të luanim, por vetëm me Fadilin e Rexhepin, sepse ata “kaurët”, na morën babanë, ndërsa baballarët e tyre nuk i ngacmoi njeri. Që nga ajo ditë ne filuam të luanim të ndarë, megjithëse nuk ndjenim ndonjë inat ndaj bashkëmoshatarëve, atë inat e ndjenim ndaj korofilakëve, që na shkëputën nga baballarët tanë shumë të dashur.

Kjo ndodhi atëherë kur unë isha vetëm 4 vjeç, por nuk më hiqet asnjëherë nga kujtesa. Më vonë më kanë treguar se në grup me babanë tim 52-vjeçar ishin grumbulluar burrat e fundit të qytetit e të fshatrave për rreth. Ata, ndryshe nga burrat e mëparshëm, që i kishin internuar në ishujt e Egjeut, i nisën në këmbë deri në Peloponez, ku i mbajtën të internuar 4 muaj, me të vetmin faj se ishin myslimanë shqiptarë.

Pastaj më kujtohet ajo ditë kur të mbledhur pranë Xhamisë së qendrës, këndonim krenarë “Këngën e Flamurit” dhe “Eja mblidhuni këtu-këtu” bashkë me ne!… Gjysh Muharremi, më rrëfente se ky është flmuri ynë shqiptar dhe nga sytë i rridhnin lot gëzimi. Mbas disa ditësh u kthyen edhe babai me Xha Qemalin nga internimi rraskapitës.

Mbasi e morën veten filuan përsëri punën në fabrikën e cigareve. Ferhati, vëllai i madh 10 vjeçar iku nga shkolla greke dhe bashkë me fëmijët e tjerë, filoi të ndjekë mësimet në Gjuhën Shqipe, në shkollën e parë Shqipe që u hap në Xhami. Ne të vegjlit që ende nuk ishim rritur për shkollë; në vend që të loznim, e kalonim ditën pranë dritareve të xhamisë, duke përsëritur me zë të gëzuar shkronjat e abecesë shqipe,që mësonin vëllezërit e motrat tona brenda në xhami.

Kështu rridhnin ditët tona fëminore deri në Qershor të 1944- ës, kur në një mëngjes herët, nëna na tundi dyshekun ku flnim me Ferhatin e Farukun së bashku. Ajo kërkonte të na zgjonte me ngut. Kur u ngritëm pamë se në dhomën tjetër motra 10-vjeçare Qerimani, po fuste disa ndërresa në një bohçe dhe në të njëjtë kohë nëna lau e ndërroi motrën e vogël, Makbulen 2-vjeçare dhe u bëmë gati për rrugë. Kështu me nxitim u nisëm nga shtëpia e jonë për të shkuar në shtëpinë e daj Muhametit që ndodhej në qendër. Nga kalaja e vjetër mbi shtëpinë tonë, e nga kodra e Gallatasë dëgjoheshin të shtëna pushkë e breshëri mitralozi.

Pra, më shumë të tmerruar se sa të lodhur, hymë në shtëpinë e dajës. Teto Nasibeja na priti ashtu siç dinë të presin tetot e dhëmshura e të mira të anëve tona. Mbasi u lamë e u qetësuam na vuri të hamë. Hanim bukë pranë dritares,kur andej shikojmë daj Qazon-djale i xhaxhait të nënës. Ai ndalet dhe duke i folur babait tonë: “Hajde Braho të ikim se do na vrasin grekërit”. Babai im i drejtë dhe i dhembshur i përgjigjet se nuk mund të linte vetëm gruan me pesë fëmijë të vegjël dhe se grekëve jo vetë nuk u kemi bërë asnjë të keqe, por përkundrazi të mira kanë parë ata, nga ne Bollatët. (Daj Qazua u largua atë ditë të mallkuar dhe vdiq në Tiranë më 1980).

Nuk kaluan pak çaste dhe në derë u dëgjuan trokitje, ishin daj Abedini e daj Ganiu që erdhën nga shtëpia e tyre përballë, për t’u bashkuar me ne. Trokitjet e rënda vazhduan përsëri dhe babai kësaj radhe doli vetë me çorape, por nuk u kthye më. Atë e rrëmbyen zervistat, ato banda famëkeqe, që pushtuan dhe masakruan qytetin tonë. Kur morëm vesh për fatin e tij, filuam të qajmë me dënesë, por pa dobi.

Babanë tim shumë te dashur, nuk do ta shihja kurrë më. Tashmë kishim mbetur jetimë, pa babin e mirë, që po të mos na kishte dashur aq shumë, do ishte larguar një orë e më parë dhe ndofta do gëzoheshim të gjithë së bashku kur të rriteshim. Shumë vonë, kur isha rritur më treguan se im atë kishte luftuar kundër ushtrive pushtuese greke më 1912-1913, më 1917 ishte pjesëmarrës aktiv në ngritjen e Flamurit Shqiptar në Paramithi, për këtë ishte internuar dhe sepse ishte Shqiptar u masakrua dhe u vra në atë ditë të tmerrshme të 27 Qershorit1944.

Me të qara u nisëm përsëri për në shtëpinë tonë, që të gjenim mbështetjen e gjyshit. Por pa mbërritur mirë na thanë fqinjë të mos hynim në oborr,se gjyshin Imam 82-vjeçar, Muharrem Efendiun, që e donin dhe e respektonin jo vetë myslimanët, por edhe të krishterët, e kishin zvarritur nëpër shkallët e gurta të shtëpisë dhe e kishin vrarë në oborr… Kur qeveria greke ndërpreu mbas vitit 1936, mësimin e predikimit të fesë islame në shkolla, Muharrem Efendiu e ktheu konakun e madh të shtëpisë sonë në klasë mësimi për djemtë e vajzat paramithiote.

Kështu, u detyruam së bashku me disa familje të tjera, të strehoheshim te ndërtesa e Medresesë së vjetër, ku jetonte edhe nenë Huznua me fëmijët e saj jetimë.

Mbas pak kohe u afruan atje 4-5 zervista duke ngritur mitralozin tek pragu i oborrit. Nëna e dashur na mblodhi si një klloçkë rreth vetes dhe duke shqiptuar falje nga Kurani, na uli në shesh; ndërkohë që ne, të lemerisur, vështronim pa bërë zë e me frikë grykën e mitralozit zervist, disa metra para nesh. Se sa kohë kaloi në këtë pritje nuk më kujtohet, por nga mendja nuk më hiqet ai zë shumë i ëmbël, që na bënte të përsërisim mbas saj lutjet se vetëm Zoti është i madh dhe Mëshirëplotë.

Dhe si për çudi erdhi një urdhër dhe zervisti e ngritën mitralozin. Ne të shushatur vështronim njëri – tjetrin dhe përqafoheshim. Ishim ende gjallë!. Por Jo, nuk ishte e thënë që të na buzëqeshte qoftë edhe një fat i hirtë. Një ofier zervist erdhi dhe na rrëmbeu nënën, ajo iu lut që të merrte me vete edhe mua (vëllai më i madh, Ferhati, se nga ishte zhdukur; të nesërmen morëm vesh se e kishin vrarë pranë shtëpisë së halla Shazijes). Fashisti grek nuk dëgjoi, ajo, ah nëna ime e shkretë, shumë, shumë e dashur, por e pa fat, nxori nga gjiri një fotograf të vogël të babait të humbur duke më porositur që ta ruaj, se vetëm kjo na kishte mbetur prej tij. Pastaj morëm vesh se edhe nënën ma kishin vrarë brenda në xhaminë e Bollatëve. Më fal nene, më fal baba, që fotografië tënde për ta ruajtur e fsheha nën minderin e shtëpisë së nënë Huznos për të mos e marrë dot më kurrë.

Kështu, katër jetimë të mbetur se si na mblodhën dhe u gjendëm në shtëpinë e madhe të Muhedinëve, të shndërruar në burg, ose më mirë në kamp përqendrimi. Atje së bashku me shumë fëmijë e plaka të trembura e të rraskapitura, një grumbull megjithëse te pafuqishme, na mbyllën duke na lënë kushedi sa orë pa ngrenë për afro 6 muaj. Atje na gjeti Teto Zybideja,së cilës i kishin vrarë burrin,Nelo Demin 27 vjeçar, duke e lënë me Tahsinin 2 muajsh në duar. Ajo na mblodhi në një qoshe si nënë e dhembshur dhe e tmerruar. Aty filluam të qajmë përsëri fatin tonë të zi, qanim njerëzit tanë më të dashur, qe i masakruan dhe i vranë,duke mos pasur asnjë mundësi për ti varrosur. E ne nuk ishim aspak në gjendje të kuptonim sepse po ndodhnin të gjitha këto tmerre, pse na ishte blatuar ne ky fat kaq i zi!?

Aty në burg vuajtëm shumë, njëherë në ditë na jepnin për të ngrënë vetëm bizele të ziera, jo bukë, dhe ato i fusnim në gojë me gjethe limoni ose portokalli se lugë nuk kishim. Morrat e sëmundjet nuk na ndaheshin nga trupat tonë të dobët si skelete. Nga uria e sëmundjet, bashkë me shumë të tjerë vdiqën aty gjyshja Ruhije 70-vjeçare dhe motra e vogël Makbule 2vjeçe.

Nuk mjaftuan vetëm uria dhe sëmundjet, por kohë pas kohe zervistat rrëmbenin vajzat e shkreta e të pambrojtura, që dergjeshin bashkë me ne në burg per t’i përdhunuar, megjithëse plakat tona të mençura përpiqeshin ti vishnin edhe vajzat, për tu mos u dalluar nga të moshuarat). Por jo për çudi gratë e krishtera, shoqet e tezeve që ishin rritur bashkë, vinin e na sillnin ndonjë jorgan a qilim nga shtëpitë tona të grabitura, ose sillnin pak qumësht për ta ushqyer Tahsinin disa muajsh.

E unë me kureshtjen e fëmijës e pyesja Teton: “pse a nuk janë kaure edhe Meropi e Dhora që vijnë e na ndihmojnë?”. Teto më flste me ngadalë, se ato janë rritur bashkë e jemi si motra!. Nuk janë kaurët, por zervistat fashista ata,që nuk na duan e na vrasin. Kështu kalonin muajt në vuajtje dhe mjerim, të gjithë vuanim nga diarreja, sapunit i ishte harruar edhe emri, laheshim vetëm me fijë.

Një ditë, ndoshta aty nga tetori erdhën të na shihnin në burg disa ushtarë anglezë. Ata na sollën ushqime, sapun dhe ilaçe. Fytyrat tona të vyshkura e të trishtuara filuan të marrin prapë pamje njerëzore, vdekjet po pakësoheshin, herën e parë, pas shumë muajsh filuam të ndjejmë përkëdheljet. Eh, sa shumë mirënjohës u mbetem atyre ushtarëve anglezë!

Pastaj, një ditë, pjesën më të shumtë të burgosurve, ata që gjoja ishin më mirë me shëndet, i nisën në këmbë me nga një bohçe në dorë e me fëmijët e vegjël në kurriz dhe ata më të mëdhenjtë (fëmijët 14-vjeçarë, ashtu si edhe burrat ishin vrarë nga zervistat), u dëbuan për në Shqipërinë nënë. E ndoqëm me lot në sy vargun e çalë të këtyre njerëzve të mjerë deri në kodrën e Gallatasë, kur u zhduk pas saj.

Më vonë na treguan se si një grua e sëmurë M. Rexhepi, për të shpëtuar të paktën dy fëmijët 7 e 4-vjeçar, u detyrua të sakrifiohej pranë një xhamie, duke lënë të gjallë vajzën e vogël 2 vjeçare. Por sa të rraskapitur fiikisht e moralisht e ndjenin veten në atë rrugë pa mbarim drejte shpresës së shpëtimit, drejt tokës së amshuar – Nënës Shqipëri, e ndjenin veten ata njerëz fatkeq!

Ndërsa neve, pjesën tjetër, afro 100 gra e fëmijë që mezi qëndronim në këmbë, na mbajtën për të na nisur me anije. Mbas disa ditësh plot ankth na ngarkuan në dy kamionë dhe na çuan në Gumenicë. Aty kur po na hipnin në kamionë të zbuluara, na u afruan shumë gra të krishtera duke na dhënë nga plaçkat e mbetura në shtëpitë tona mbas bastisjeve të zervistave.

Edhe mbas mbërritjes në Gumenicë, vuajtjet tona nuk donin të mbaronin. Zervistat filuan të ngrenë qepenat e magazinave ku na kishin strehuar, për të rrëmbyer edhe ato pak vajza të sëmura që ndodheshin midis nesh. Atëherë plakat ja plasën kujës duke dhënë alarmin. Ne fëmijët nisëm të qajmë, të thërrasim e të ulërijmë deri sa dëgjoi patrulla angleze dhe na shpëtoi përfundimisht.

Sa të njerëzishëm u sollën me ne ushtarët anglezë! Në vitin 1955, në Komisionin e Verifiimit, para se të më dërgonin për studime në ish-Çekosllovaki, më pyeten se si erdha nga Çamëria në Shqipëri, në Tiranë. Unë, pa u menduar shumë u përgjigja se më kishin prurë ushtarët anglezë. Dikush tjetër më pyeti në se i dua edhe unë anglezët, unë fola prapë: si të mos i dua, ata që më shpëtuan jetën dhe më sollën te Nëna Shqipëri! Ata të Komisionit mbasi vështruan njeri tjetrin, më panë me një farë habie të veçantë. Në ato vite simpatia ndaj anglezëve dhe Amerikanëve jo vetëm ishte e pamundur të shprehej, por ishte herezi e pafalshme. Për çudinë edhe të shokëve të mi Komisioni këtë radhë nuk veproi sipas “ligjit”.

(Por, kur erdha në SHBA, duke lexuar librin e anglezit M. Mazoeer, Inside Hitler’s Greece 1941-1944,, London 1993; zbulova se Anglia ose më mirë Britania e Madhe gjatë Luftës së II Botërore duke mos dashur që Bashkimi Sovjetik të merrte Greqinë mbas lufte; aleatët Anglo – Amerikanë mbështetën forcat zerviste greke për të na zbuar neve, Shqiptarët camë nga trojet tona etnike. Bile këtu u njoha se edhe më 1914 anglezët ishin mbështetësit e pretendimeve greke në sajimin artifiial të ashtuquajturit vorio-epir?!)

Të nesërmen e asaj nate të fundit të llahtarisë, na hipën në tri anije të vogla-moto vedete mallrash, të shoqëruar prape nga anglezët. Kur mbërritëm në portin e Sarandës, sapo u vendosën dy dërrasa si urë mbi anije për në mol, në krye të grupit partizan që na priti, buzëqeshur e krahë hapur ishte një partizan me pushkë mbi supe, djali cam-Braho Karasani nga Filati me shoke të tjerë të tij. Ashtu si ishim,na strehuan në xhami,duke na dhënë ndihma mjekësore dhe ushqime… Atje, përditë shihnim të vinin meshkuj të rritur camë, që rastësisht kishin shpëtuar nga vdekja, për të marrë njerëzit e familjeve të tyre që kishin mbetur gjallë. Neve na erdhi daj Muhameti dhe u nisëm prapë me anije për Himarë, atje anija u nevojitej partizanëve(ishin ditët e fundit të nëntorit 1944); kështu që prej Himare nëpër Qafën e Llogorasë e deri në Dukat e bëmë rrugën me këmbë, me përjashtim të Tasinit 7 muajsh dhe Farukut 5-vjeçar, shumë të sëmurë. Në Dukat na dolën përsëri partizanët, që na hipën me kujdes në kamion deri në Vlorë. (Sot në atë vend me nismën e mbështetjen e deputetit cam të Vlorës – D. Tahirit është ngritur një Përmendore Historike Kuptimplote në Përkujtim të Mirëpritjes së Çamëve, nga vëllezërit tanë Shqiptarë). Sa zbritëm në Vlorë, Faruku 5-vjeçar, që përveç sëmundjeve nga burgu i Paramithisë, u ftoh rëndë gjatë dy netëve që kaluam poshtë urave në Llogora, me tu shtruar në spital vdiq. Kështu mbetem vetëm unë 7 – vjeçar dhe motra Qerimeja -10 vjeçe; ndërsa 7 pjesëtarë të tjerë të familjes, si qindra Çamë të tjerë u masakruan, u vranë e vdiqën rrugëve nga dora e zervistave shovinistë grekë, vetëm se ishim Shqiptarë.

Botuar në gazetën “Çamëria -Vatra Amtare”

Tiranë 11 Qershor 1991

Comment

*