Tre artistë nga Gostivari sjellin në New York fragmente nga Ballkani

Të enjten me 13 Qershor, në MC Gallery në New York, tre artistë nga Gostivari, sjellin fragmente nga Ballkani. Në këtë ekspozitë të përkrahur nga Ministria e Kulturës së Republilës së Maqedonisë Veriore dhe Komuna e Gostivarit do të prezentohen Safet Spahiu dhe Bashkim Mexhiti me piktura, kurse Osman Demiri me fotografi.
Janë keto copëza jete të harmonizuara në një ekspozitë të përbashkët për ta prezentuar artin e tyre pak më ndryshe në një vend prestigjioz siç është Njujorku. Gërshetimi i detajeve fotografike të Demirit me ekspresionizmin në pikturën e Spahiut dhe Mexhitit, janë një harmoni ngjarjesh të ndryshme të nënqiellit ballkanik, të cilin ata do t’ia prezantojnë publikut të atjeshem. Ideja e kësaj ekspozite ishte që të tre, secili në mënyren e vet ta përcjell një mesazh përtej oqeanit. Ekspozita në fjalë, e titulluar si “Fragmente nga Ballkani” ngërthen ciklet e fundit të artisteve. Figuracioni i demit në pikturat e Spahiut simbolizon kryeneçesinë e popujve ballkanik, të cilet jo çdoherë zgjedhin dialogun si mënyrë per t’i zgjedhur problemet mes tyre, por instiktivisht dhe të nxitur nga “rrethi” anojnë kah zgjedhja e problemeve me forcë. Nga ana tjetër, lirika ekspresive që është shumë e theksuar në tablotë e Mexhitit, të shkëputura nga cikli “Dimenzione kohore”, paraqet shpirtin kreativ të po këtyre popujve. Ata edhe përkunder hasmërive dhe tekeve qe kanë historikisht mes tyre, shpirtërisht në vete bartin mirëkuptim dhe tolerancë. Dëshmi me vete janë fotografitë e Demirit, të shkeputura nga cikli “Dialog dhe Kompromis”. Në to autori prezanton dhe vërteton se, çdogjë duhet të filloj dhe mbaroj me dialog, dhe se, për fat të keq në Ballakan jorrallë, dialogu nuk përfillet dhe krijohen konflikte, apsolutisht të panevojshme dhe se u duhet kohë e gjatë dhe ndërhyrje nga jashtë për t’u gjetur ndonjë kompromis. Pra, secili nga këta tre artistë, bart më vete idenë dhe kreativitetin artistik, si dhe mesazhin e qartë se pikërisht këto diversitete, Ballkanin e bëjnë të veçantë, dhe se duhet punuar që një ditë këto të njëjtat të formojnë një tërësi të përbashkët.
Ekspozita pëmban 30 punime dhe do të jet e hapur 10 ditë.

Comment

*