Tre shembuj për të kuptuar modën!

Endrit Hoxhaj

Opininon nga Endrit Hoxhaj

Kur mendojmë për modën, veshja jonë është gjëja e parë, e cila na vjen në mendje? Shumë prej nesh janë shumë të vetëdijshëm për atë që veshim, sepse ne nuk duam të gjykohemi nga të tjerët, qoftë nga miqtë tanë apo jo vetëm ata. Mbase, kjo, sepse ne bëhemi kuriozë çfarë ata mendojnë për ne apo thjesht duam të jemi në gjendje t’u lëmë përshtypje perfekte të gjithëve? Bashkëbisedova me tri grupmosha të ndryshme, se çdo të thotë modë për ta dhe mesazhet ishin frymëzuese. Personi i parë me të cilin fola ishte 26-vjeçe. Ajo më tregoi se nuk e kupton mënyrën si njerëzit e sotëm vishen. Më tha që rrobat e tyre janë shumë të zbuluara dhe se në thelb nuk i lënë asgjë imagjinatës. Në fakt këtë e kisha dëgjuar më parë dhe kjo është shumë e vërtetë. Sinqerisht unë nuk mendoj se gabimi qëndron tek veshjet shkurtra apo minifundet, por mendoj se duhet të ketë një kufi për atë që mund të konsiderohet si e përshtatshme. Personi i dytë me të cilën fola për modën ishte në vitin e tretë në universitet. Pikëpamja e saj ishte se moda nuk ka ndryshuar aq shumë gjatë viteve dhe ne jemi duke i përsëritur gjërat nga dekada në dekadë. Përgjigja e saj më ndriçoi të bëja disa kërkime në memorie, sepse solla ndërmend gjërat që nuk dalin kurrë nga stili i veshjes. Ajo që konkludova ishte se vetëm disa nga veshjet tona sot, janë ide të reja, shumica janë riprodhime të stileve të hershme të modës. Opinionin tim e saktësojnë videot muzikore të viteve ‘70-‘80. Mafton t’i shohësh ato! Personi i fundit i kontaktit ishte një 30-vjeçare e punësuar. Kur e pyeta për modën, përgjigja ishte ajo që rezulton e vërtetë tek shumë adoleshentë, por edhe për shumicën e brezit tim. Pra, moda përcakton se kush jemi ne dhe njerëzit na gjykojnë për menyrën si vishemi. Edhe këtë pohim unë e dija mjaft mirë, por ajo ma perforcoi idenë se shumë të rinj demonstrojnë veshje të ekzagjerua më tepër në ambiente shkollash sesa në rrugë. Duke folur për modën me miqtë e mi, ata të gjithë kishin diçka për të thënë… Të gjithë biseduam për ditën e parë të shkollës apo kujtuam mbrëmjen e maturës. Kujtuam me mall se si në shkollat tona të gjithë ne ishim veshur për të bërë përshtypje tek të tjerët… Si përfundim mund të them se çdo grupmoshë apo brez, kanë pikëpamje të ndryshme për modën e veshjes. Në fund të fundit, moda është një mënyrë për të shprehur vetveten. Moda është të ndjerit mirë me trupin, duke treguar kreativitet, që të tjerët ta kuptojnë se e dimë cilat janë tendencat më të fundit, të veshjes a stilit. Moda varet tërësisht nga ne…!

Comment

*