Tre shkencëtarë amerikanë fitojnë Çmimin Nobel për fizikë

Stokholm, 3 tetor 2017 – Shkenctarët amerikanë, Rainer Weiss, Barry Barish dhe Kip Thorne janë shpallur fitues të Çmimit Nobel për fushën e fizikës, për rezultatet e tyre shkencore në vëzhgimin e valëve gravitacionale.

Treshja është nderuar për kontributin e tyre në projektin e ashtuquajtur LIGO, që konfirmuan me sukses parashikimet e teorisë gravitacionale të relativitetit të Albert Einstein, pas 100 viteve.

Ata i kanë monitoruar përplasjet e dy vrimave të zeza, pas 1.3 milion vitesh, që kur ka ndodhur përplasja në hapësirë.

“Kjo është krejtësishtë e re dhe më ndryshe, hap që s’e kemi parë më herët”, ka thënë Akademia Mbretërore e Shkencës e Suedisë, transmeton Radio Evropa e Lirë. (r.m.)

Comment

*