Tre shqiptarë në natën finale të Eurovisionit

Lisbonë, 12 maj 2018 – Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira janë tre shqiptarët që do të konkurrojnë në natën finale të festivalit europian të këngës, Eurovision, e cila mbahet sot (e shtunë) në mbëmje, në Lisbonë.

Eugent Bushpepa e përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Foureira e përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”, kurse Ermal Meta e përfaqëson Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Bushpepa dhe Foureira u kulaifikuan për në finale në natën e parë gjysmëfinale, ndërsa Meta u kualifikua në natën e dytë gjysmëfinale.

Ndonëse i përfaqësojnë tre shtete të ndryshme, ata kanë përshëndetur shqiptarët duke e bërë shqiponjën.

Tre këngëtarët kanë bërë bashkë foto të shumta dhe kanë shprehur mbështetjen për njëri-tjetrin.

Ata i kanë bërë krenarë shqiptarët, kudo që gjenden, të cilët u urojnë suksese të tre këngëtarëve shqiptarë në skenën e madhe të Eurovisionit. (r.m.)

Comment

*