Tri imazhe, tri histori nga Kampi Fort Dix, NJ 1999

Ramazan Bekteshi

Tri imazhe dhe tri storje nga kampi Fort Dix, NJ 1999 / Getty Images

Imazhi #1 Lindi foshnja e pare ne kamp (9 maj, 1999). Prindërit, Lebibe dhe Naim Karaliju, e pagezuan Amerikan. Amerikani i vogel muar aq shume dhurata nga adhuruesit e tij nga te gjithe anet e Amerikes. Nje urim erdhi edhe nga presidenti Clinton. Per Amerikanin dhe prinderit e tij u organizua edhe press-konferenca me e madhe qe kam pare ndonjehere. Une, ndodha te jem edhe perkethyesi i kesaj ngjarjeje. Para tavolines pashe nje mal me mikrofona.

Nusja, para se te hypte ne aeroplan, e kishte mashtruar ekuipazhin se gjoja ishte 7 muaj shtatezene.  Ne pyetjen e gazetareve pse e kishte bere kete, ajo u pergjegj. “Po te mos kisha thene ashtu, sot une nuk do te isha ketu, para jush, me Amerikanin, por do ta perjetoja fatin e mijera nenave dhe foshnjave qe vdesin perdite ne vendin tim …”.

Nusja e re me burrin dhe te birin ishin tere diten e lume imazhe te ekraneve te CNN International e te shume te tjereve. Shtypi amerikan shkruan: “Foshnja e pagezuar Amerikan shkaktoi senzacion kombetar”.

 

Image may contain: 10 people, people sitting and outdoor
Imazhi #2, Kjo vajze e vogel posi engjellushe, shetit lirshem neper kampin ‘Hamlet’, Fort Dix, NJ (1999), pa frike, me kukullen e saj ne perqafim, me kurreshtje te pafundme femijerore. Ajo s’u frikesohet ushtareve amerikane qe sa here e takojne i buzqeshin, i flasin, kurse ajo ,me pafajesine femijerore, ua kthen vetem me nje shikim te çiltert femijeror, me ata syte qe shkelqejne nga lumturia. Shikoja bexhin anash, te lidhur per beli. Ajo tani ka ID. Shqiptaro-amerikanes se vocerr serbet s’arriten t’ia zhdukin identitetin, familjen, siç u ndodhi mijera mashatareve te saj. Kampi shkelqen hareshem me hapat e saj te vegjel, por me endrra gjigande…

Imazhi #3, Askund ne bote, askund, s’u priten refugjatet kosovare si ne Amerike. Nikoqiret thane: “Sot Amerika hap zemrat dhe shtepite per keta njerez. Keta nuk jane refugjate, jane mysafiret tane”.

Askund ne bote ushtaret nuk i mbajne femijet mbi supe sikur te ishin femijet e tyre. Shikoni kete femije nga Kosova qe hareshem qendron mbi supet e ushtarit, kurse ai e mban me krenaribereten ushtarake dhe flamurin amerikan.

Vetem njerezit e medhenj i pret zonja e pare e Amerikes, ndersa koleget e ketij ushtari behen gati te hyjne ne Kosove, sapo ta marrin urdhrin.

Sot te gjithe amerikanet jane ne kembe: Presidenti, ushtari, mediet e saj te fuqishme, qytetari i rendomte. Sot Amerika e nderon nje popull te lashte, te vuajtur por krenar.

Image may contain: 2 people, people smiling, hat, beard, stripes and outdoor

 

(Autori ka qene kryetar i deges se LDK-se ne Chicago e Illinois (1990-95), Koordinator i degeve te LDK-se per Amerike e Kanada (1992-2000), aktivist i NAAC-ut (1996-2000), perkthyes i nente gjeneraleve amerikane ne kapin ushtarak Bondsteel (2000-2009), i angazhuar ne Universitetin e Prishtines 2013-2017. Tani punon ne Washington DC. Jeton ne Alexandria)

Comment

*