Trifunoviq: Vuçiqi ka marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit. S’ka dyshim për këtë

Beograd, 15 tetor 2020 – Ish lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sergej Trifunoviq, e ka akuzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për vrasjen e liderit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

“Nuk kam asnjë dyshim se Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviq, ashtu që, së paku, e ka ditur se do të ndodhte kjo, i ka mbyllur sytë, e ka kapsitur syrin, ka dhënë aminin, ndoshta madje edhe e ka porositur (vrasjen). Një zot e di. Këtë e them hapur dhe le të më padisë”, ka thënë Trifunoviq të mërkuren, para Kuvendit të Serbisë.

“Unë e kam të qartë një gjë, dhe kjjo është se pushteti që ka bërë fushatë dhe ka nxitur kundër Oliver Ivanoviqit, pra Aleksandar Vuçiq, Ana Bërnabiq, Marko Gjuriq, i gjithë ekipi që ka hedhur gurë e dru (kundër Ivanoviqit), me muaj e muaj ia ka vizatuar kryqin e shënjestrës në ballë, më vonë kanë ‘qarë’ mbi varrin e tij, siç ndodh në tragjeditë e mëdha. Ky pushtet tani hesht, tashmë tri vjet”, ka shtuar Trifunoviq, transmeton tv Nova.

“Nëse duam të ndryshojmë diçka në shoqërinë tonë duhet vazhdimisht të shtrojmë pyetje të caktuara, për shembull, kush e vrau Oliver Ivanoviqin?”, është shprehur ai.

”Është shumë e rëndësishme që vazhdimisht ta pyesim kush dhe përsë e bëri këtë, seose nesër ai mund të jeni ju, mund ë jemë unë, muncd të jemi ne dhe kur të na vijë radha neve atëterë so të ketë më kush të pyesë”, ka theksuar ai.

Ish lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Trifunoviq, bashkë me rreth 20 aktivistë të kësaj organizate, ka marrë pjesë në një performance të zhvilluar në platonë para Kuvendit të Serbisë, ku kanë shënuar 1.000 vija të kuqe që simbolizojnë 1.000 ditët prej vrasjes së liderit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

(r.m.)

Comment

*