Trump: Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një horror të tillë si në Siri

Donald Trump, presidenti amerikan urdhëroi disa sulme ajrore vdekjeprurëse kundër një baze ushtarake nga ku nisën sulmet kimike siriane pas sulmit me gaz që vrau më shumë se 80 civilë, përfshi dhe fëmijë në vend.

Ushtria amerikane hodhi 59 raketa në një zonë ushtarake të Bashar Al-Assad, me sulmin që nisi në 4:45 të mëngjesit, duke vrarë 5 persona dhe plagosur shumë të tjerë.

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë ndaj diktatorit sirian, i cili hodhi lëndë toksike ndaj civilëve të pafajshëm.

“Edhe foshnje të bukura u vranë në mënyrë brutale. Është një vdekje e ngadaltë dhe barbare.

Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një horror të tillë.

Kryem sulmet e para, por do shihni që ky është vetëm fillimi”, tha Trump.GSH.al

Comment

*