Trump i çmon përpjekjet e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Beograd, 29 mars 2017 – Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i ka dërguar letër falënderimi Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për urimet që ia ka përcjellë kur ai e ka marrë detyrën e Presidentit.

Në letër, të cilën e transmetojnë mediet në Serbi, vlerësohen marrëdhëniet midis dy vendeve, synimi i Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë shumë lidhjet e mira me Serbinë. Vlerat që i ndajmë shprehen qartësisht në marrëdhëniet tona bilaterale, përfshirë edhe qëllimin e Serbisë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Kjo do të ndihmojë të sigurohet një e ardhme më prosperuese dhe më e sigurt si për vendin tuaj ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e Presidentit Trump.

“Përpjekjet e Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën janë gjithashtu dëshmi se me përpjekje të përbashkëta për paqe mund të kapërcehen madje edhe sfidat më serioze. Më gëzon thellimi i bashkëpunimit tonë bilateral dhe puna për arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkruan Presidenti Trump. (r.m.)

One Response to “Trump i çmon përpjekjet e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”

Read below or add a comment...

  1. Fatardh Doci says:

    Pershendetje-Congratulation
    Po mire a I realizon premtimet per ptfundimin e
    marrveshjeve Serbia me kosoven, Para se te hyjne ne bashkimin
    Europjan me njohe kosoven shtete???.
    Apo Europa do te perkrahin
    pranojn shtete qe nuke e njohin kosoven.??
    Serbia lobon e
    dekoron,paguan,sponsorizon ato shtete qe nuke e njohin
    kosoven shret..???.
    Administrate e presidentit Honorable Mr.TRUMP A
    MUNDT ta
    NJFTOJN PRESIDETIN QE SERBIA NUK E KA
    NJOH KOSOVEN Shtet DHE PROPAGANDON TE MOS.
    NJIHET.
    Ne bashkimin Europjan nuK ka njohure
    greqia,spanja,sllovakia,,rumania,qipro..
    Po te
    Pranchet edhe Serbia behen 6 sheet te b.e. d.m.th.
    nga 17% shtohet e shkon 21%. Shtetet e bashkimit
    Europjan qe nuke e njohin kosoven.??
    keshtu kosova bene dy hapa prapa per ne
    bashkimin Europjan.
    America cliroi kosoven,Falemiderit shume,
    UAS shpalli pavarsn shume Hume falemiderit.
    .Shpresojm qe USA do bashkpunojn
    per ne NATO,bashkimin Europeans,dhe ne O K.B
    Thank You
    Sincerely
    Fatbardh Doci S C.
    New York

Comment

*