Trump deklaron se do të ndërpresë përkohësisht emigracionin në SHBA

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të lëshojë një urdhër ekzekutiv për të pezulluar emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai that ë enjten në mbrëmje se në kushtet e krizës nga koronavirusi SHBA nuk mund të lejojë që të hyjnë njerëz të tjerë në vend.
“Në rrethanat e sulmit nga Armiku i Padukshëm, si dhe për të mbrojtur vendet e punës për Nënështetasit e MËDHENJ amerikanë”, shkroi Presidenti Trump në Tuitër, “do të nënshkruaj një Urdhër Ekzekutiv që do të ndërpresë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!”
Vendimi është kritikuar nga Demokratët, që kanë thënë se Trump po e përdor krizën e koronavirusit si justifikim.
Në reagimin e tij nga Kongresi, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, u shpreh se SHBA është tani vendi që ka më shumë të infektuar dhe të vdekur se çdo vend tjetër në planet. Ndalimi i emigracionit nuk ndihmon për asgjë. (r.a.)

Comment

*