Trump i shkruan Erdoganit: Mos e bëj të fortin, mos u bëj budalla

Uashington, 17 tetor 2019 – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër atij turk, Recep Tayyip Erdogan, në të cilën ai ia tërheq vërejtjen se nëse sulmet në Siri nuk zgjidhen në mënyrë njerëzore, ai do ta shkatërrojë ekonominë turke.

Trumpi, siç raporton The Guardian, e ka kërcënuar homologun e tij turk me fjalët: “Mos u bëj budalla”.

Gazetarja amerikane e Fox Bussines, Trish Regan, ka publikuar letrën e Trumpit që ia ka dërguar presidentit turk Erdogan. Në këtë letër, presidenti amerikan i kërkon Erdoganit të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë ose historia do ta ndëshkonte atë si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trumpi në letrën e shkruar më 9 Tetor.

Trumpi i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqësore me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trumpi presidentit turk ndër të tjera.

“Do t’ju thërras më vonë”, shton ai.

(Koha.net)

 

Comment

*