Trump kërcënon Sirinë: Do të godasim prapë, nëse përdorni armë kimike

Uashington, 15 prill 2018 – Presidenti amerikan Donald Trump e ka paralajmëruar Qeverinë e Sirisë se SHBA është e gatshme të godasë përsëri, në rast se atje kryhen sërish sulme me armë kimike.

Paralajmërimi erdhi pas sulmit ushtarak të SHBA-së, Britanisë dhe Francës në tri zona të Sirisë, i cili ishte si kundërpërgjigje ndaj sulmi kimik të një jave më parë në qytetin sirian Douma.

Siria mohon çdo sulmim me armë kimike dhe thotë se ai i sajua nga rebelët.

Një votim i Këshillit të Sigurimit në OKB, thirrur nga  aleatja e Sirisë, Rusia, për dënimin e sulmeve të udhëhequra nga SHBA, u hodh poshtë.

Sulmi i së shtunës në mëngjes ishte sulmi më i fortë kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad të kryera nga fuqitë perëndimore gjatë luftës civile shtatë vjeçare në Siri. (r.m.)

Comment

*