Uashington, 8 janar 2021 – Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, më 20 janar, raporton Zëri i Amerikës.
“Për të gjithë ata që kanë kërkuar të dinë, unë nuk do të marr pjesë në inaugurim më 20 janar”, ka shkruar Trump në Twitter:
Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi një tranzicion paqësor të pushtetit.
Një burim që kishte dijeni për zhvillimet ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë ka pasur diskutime që zoti Trump të largohet nga Uashingtoni më 19 janar, një ditë përpara inaugurimit. Sipas burimit, Trump pritet të shkojë në vendpushimin e tij, në Florida.
Vendimi i Presidentit Trump shënon një shmangie nga tradita amerikane që presidenti që largohet merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri.
(r.m.)