Trump premton tranzicion të rregullt të pushtetit

Uashington, 7 janar 2021 – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se do të ketë një tranzicion të rregullt kur Joe Biden të inagurohet si president më 20 janar.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 janar”, tha Trump, në një deklaratë të postuar në Twitter nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino.

Deklarata e zëdhënësit të Trumpit u publikua pasi Kongresi i certifikoi votat e Kolegjit Elektoral.

Certifikimi i votave të Kolegjit Elektoral nga Kongresi është hapi i fundit i procesin zgjedhor, para inagurimit të presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe nënpresidentes së zgjedhur, Kamala Harris më 20 janar.

Presidenti Trump e ka kundërshtuar fitoren e demokratit Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020. Por, një sërë padish të tij dhe të mbështetësve të tij janë hedhur poshtë nga gjykatat e shteteve dhe nga Gjykata Supreme, duke konstatuar se Trump ka bërë akuza të pabazuara për mashtrime zgjedhore.

(r.m.)

Comment

*