Trump uron për 10-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, partner i rëndësishëm i SHBA-së

Uashington, 13 shkurt 2018 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që ka marrë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nga presidenti amerikan Donald Trump

Urimin Thaçi e mori nga ambasadori Greg Delawie, ndërsa tani e ka publikuar atë në Facebook.

Në urim Trump ka thënë se Kosova ka punë për të bërë, por ka shtuar se SHBA-ja duartroket për zhvillimin e deritashëm.

 

“I nderuar President:

Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.

Për gjatë dhjetë viteve, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të vet dhe demokracisë multietnike. Teksa ka punë për t’u bërë, ne duartrokasim progresin tuaj.

Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-së. Në këtë rast historik, i uroj më të mirën popullit të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald J. Trump”

(r.m.)

One Response to “Trump uron për 10-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, partner i rëndësishëm i SHBA-së”

Read below or add a comment...

  1. Fatbardh Doci SC says:

    Pershendetje-Congratulations.
    Falenerojm honorable Ms .
    Presidetin Mr.Donald Trump.per urimet e sinqerta qe I dragon
    Populli Shqiptar te Kosoves .”Dardae”,nepermes
    Presidentit te nderuarit Mr.Hashim Thaci,per vlersimet qe i bene
    Rouges 10 vjecare te shpalljs pavarsie se Republikes se Kosoves.
    Gure themeli i shpalljes pavarsise ka qene America,,populli,i
    Lavdishem, per ruajtjen e paqe,lirise,demokracise,mirqenjes,
    ne bote.
    Eshte vlersim shume i larte I shtetit me te forte, ne bote
    me duartrokite per fitoret e popullit Republikes se Kosoves.
    Ne urimnder te tjera thuhet:
    “Ne jemi te v,e n d o s u r te ndihmojm K o s o v e n ,si
    p a r t n,e,r r e te. R e n d e s I s h m e te Shteteve
    Bashkuara te Amerikes”.
    Populli I shqiptar ne pergjithsi dhe populli Kosoves ne vecanti
    I Ishte mirnjohe per jete Shtetit e Popullit American.
    Grupit Intelektualve te pavarun shqiptaro- American qe
    kremtuam ”60vjetorin e Conference kshillit Na.cl.Kosoves e
    Rrafshite Dukagjinit (”koferenca e bujanit dt 31.12.43-1&2.1.44.
    Ku u miratua REZOLUTA per pavarsine Kosoves),Na krijuan
    kushte per Sesionin shkencore dhe ambsada USA.ne shqiperi
    Lejoj nje delagacoin te veteranve te kryesuare nga
    gjeneral.lejtnant Rrahman Parlluku,”haro I populist”, ”Nederi ‘Kombite”,
    kryetari I shoqates Atdhetare ”Kosova” Ing. Agr. Murat Gjonbala) per
    pjesmarrje ne session shkencore ne qendren kulturore
    ”Debalgarden” New York.
    Diaspora shqipptaro- American gjithnje eshte ndihmure nga shteti
    e populli Per te shpetuare populline shqiprin,prej Ndemjetsimit
    at,dr.dr.dr.Fan Nolit tek presideti Amerkane honorable wood Wilson
    (ne konf.e fsheht).
    Linden vargjet refren I pa vdekshem
    “Mbahu nene
    E mos ke frik
    Se ke. djemet ne Amerik”

    Rrofte miqesia dhe aleanaca Shqiptaro-Americane,
    Lavdi luftetarve e deshmorve.
    Gezuar 10 Vjetorin Pavarsise populllit Kosoves,Shqiptarve
    kudo ndodhen.
    In memory te gjith atyre qe kontribuen ne Lirin
    e pavarsise Kosoves.ne periudha,e ne menyra te ndryshme .
    Sincerely
    Me Respect
    Fatbardh Doci
    Scientific Collaborator
    New York
    February 14 ,2018
    Thank You
    Newspaper ‘Illyria”

Comment

*