Tualant Xhaka lë Shqipërinë prej trajnerit De Biasi

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka thotë se është i zhgënjyer nga deklaratat e trajnerit të kombëtares, Gianni De Biazi.
Xhaka thotë se De Biazit i dhimbsen paratë, ndërsa atij i dhimbset Shqipëria.
Gjatë një deklarate për “Procesi Sportiv”, Xhaka kërkon nga De Biazi që të zbardhet e vërteta.
Xhaka: Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën.
Unë Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin De Biazi i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat.
Unë kam kërkuar nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim.
Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i respektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë.
Mënyrën dhe sjelljen e tij nuk e konceptoj dot, mua më dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tërë Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund.
 /oranews.tv/

One Response to “Tualant Xhaka lë Shqipërinë prej trajnerit De Biasi”

Read below or add a comment...

  1. Pune e madhe says:

    Keshte e vlereson Shqipnine….nje papak…siq eshte Taulanti

Comment

*