Turizmi ka 24 për qind të vendeve të punës në Shqipëri

Shqipëria ka një numër të lartë të punësuarish në turizëm dhe renditet si vendi i tretë në botë që siguron punësim të lartë në këtë sektor

Sipas të dhënave të raportit të World Travel and Tourism Council, WTTC, 24 për qind e vendeve të punës, ose një në 4 persona, janë të punësuar në turizmit.

“Për 50 vjet e mbyllur nga bota, Shqipëria ende nuk mund të quhet destinacion i profilit të lartë turistik, por turistët tërhiqen nga produktet karakteristike të panjohura, kryesisht në rivierën shqiptare dhe Alpet e Shqipërisë”, thotë WTTC.

Sipas raportit të këtij institucioni, sipërmarrja në këtë sektor është duke lulëzuar dhe kjo do të thotë që autenticiteti është pika më e fortë e turizmit shqiptar.

Të punësuarit janë kryesisht kuzhinierë, staf hoteli, udhërrëfyes, ekuipazh krocerash, por dhe ekonomistë, grafistë, inxhinerë për kompanitë turistike, e deri te shërbimet e lavanterisë, prodhuesit e ushqimit, etj.

/ Top Channel

One Response to “Turizmi ka 24 për qind të vendeve të punës në Shqipëri”

Read below or add a comment...

  1. Rruga e Kombit says:

    Qe nga viti 2009 , qdo vit Kosobaret shpenzojne adersisht 380 milion euro ne Shqiperi….pra rruga e Kombit u shpagua dy here deri ne kete sezon….

Comment

*