Turneu i golfit nga Bank Street mbledh mbi 100,000 dollarë neto për bamirësi

Tradita që filloi nga NAAC me “Duart e Shpresës” është ende gjallë – Themeluesi dhe presidenti Richard Lukaj duartroket mbështetjen e vazhdueshme të miqve, kolegëve dhe klientëve

 

Turneu i golift për vitin 2017, nga Bank Street Group ka mbledhur deri tani më shumë se 100 mijë dollar neto që do të shkojnë për disa bamirësi e kauza humanitare. Shumat e mbledhura në fakt janë shumë më të larta, nëse keni parasysh shpenzimet e mëdha të një veprimtarie të tillë. Po ato mbeten dëshmi e fuqisë së kësaj nisme të përvitshme bamirësie.
Tri organizata të shquara që lidhen me shqiptarët janë ndërmjet përfituesve të turnout: AUK/RIT Kosova, i njohur më mirë si Universiteti Amerikan në Kosovë, Aksioni për Nënat dhe Fëmijët si dhe Katedralja e Shën Gjergjit në në Boston.
“E vlerësoj dhe e duartrokas mbështetjen për shumë vite me radhë të miqve, kolegëve dhe klientëve tanë”, tha për gazetën “Illyria” Richard Lukaj, themelues dhe President i Bank Street Group. “Kontributet e tyre na kanë mundësuar që të ndihmojmë organizata në komunitetin tonë e përtej”.
Me këtë emër, truneu i përvitshëm “Invitational” i Bank Street Group zhvillua me sukses për të tretin vit me radhë, mirëpo ai është pjesë e një tradite shumë më të hershme, që po merr frymë përsëri në një format dhe organizim të ri.
“Në vitet që kur nisëm këtë traditë të përvitshme golfi, për të mbështetur nismën Duart e Shpresës në kuadrin e KKSHA-së deri më sot, jemi krenarë që kemi mbështetur organizata të panumërta, me vlerë, që kanë përfituar më shumë se 1 milion dollarë grante prej veprimtarive si këto. Dhurimet tona kanë ardhur vetëm duke u rritur (mbi 100,000 dollarë vetëm këtë qershor, nga një ngjarje e vetme”, thotë Lukaj.
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA ose NAAC) ishte një organizatë jofitimprurëse që vepronte si avokate e përkushtuar e shqiptarëve në Washington DC si dhe promovonte paqen dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan.
Bank Street Group, me seli në Stamford, është një firmë udhëheqëse bankarë që shërben në sektorët e teknologjisë, medias dhe telekomit. Turneu i saj i përvitshëm është mbresëlënës edhe për shkak të cilësisë së pjesëmarrësve, larmisë së kauzave, natyrës së hapur dhe fleksbilitetit për të zgjedhur vetë bamirësitë që mbështet, dhe të flasim drejt, sipas përvojave të pjesëmarësve, një ditë zbavitjeje dhe dëfrmi për tëgjithë.
Vendodhja e përhershme është “Burning Tree Country Club”, një klub privat golfi që synon të jetë një mjedis i hapur për familjarë. I themeluar në 1962, aty janë mbajtur turnetë e famshme të US Open Qualifiers dhe garat Met PGA. Me një pishinë gjigande dhe trampolina, me fusha tenisi, restorante etj, ky është një nga klubet më të mirë në Amerikë.
Mund të mësoni më shumë për turneun dhe klubin këtu: www.bankstreetinvitational.com
(Pamjet nga turneu që shoqërojnë shkrimin janë kortezi nga Danny Blloshmi.)

Comment

*