Turpi i madh i LDK-së

Ramazan Bekteshi

Sot akronimi i LDK-se u baltos, sot u perbuz demokracia dhe gjithe shqiptaria, njejte sikurse veproi Garda e TMK-se gjate funeralit te Presidentit Rugova.

E gjithe kjo maskarade spektakolare e bere nga LDK-ja ime u be gjoja ne emer te mbrojtjes se Rugoves nga kritikat e Demacit. Ju nuk mund t’a mbroni Rugoven sepse veprat madheshtore flasin per te. Ai s’ka nevoje per nje mbrojtje te tille meskine. Ju e turperuat Rugoven, durimin, fisnikerine dhe madheshtine e tij, me kete akt te turpshem dhe neverites.

Sot, ne kete dite zie kombetare, ju LDK-istet e mi treguat se sa axhami qe jeni, sa shpirtngushte, njelloj si ata qe e fyen funeralin e Presidentit, 12 vite me pare, njelloj si ata qe refuzojne te perkulen para varrit te tij.

Sot Kosova e varrosi njeriun e vetemohimit, burrin e ndergjegjes kombetare, kurse ju LDK-iste, ku ne dreq te mallkuar u fshehet! Per kete burre sot, ketu, masmedia amerikane ishte e vershuar me lajmin mortor per vdekjen e disidentit me permasa boterore, duke perfshire The New York Times, The Washington Post, Chicago Tribune dhe qindra TV, portale etj. Kurse ju, me aleatet tuaj, qe gezoni privilegje marramendese ne qeveri, diplomaci e borde, qe arritet marreveshtje nderkombetare ne dem te Kosoves me aleatet tuaj, na tregoni principe dhe mu sot, ne kete dite zie!

Demaci e flijoi jeten per rezistencen dhe pavaresine tone. Ai nuk mori poste e privilegje. Ai nuk ishte i pagabueshem, por a ka njeri te pagabueshem kur punon fort e gjate, kur kalon aq vite ne qeli, i izoluar e i keqetrajtuar. Edhe pas gjithe kesaj, mendja e tij ishte briliante. Kritikat ndaj Rugoves, edhepse te pavend, nuk ishin kritika antikombetare. Ato s’e demtuan Kosoven.

Demaci, ne varrimin e Xhemajl Mustafes, pat thene: “Xhemen e vrane ata qe deshen pushtetin”. A  s’eshte kjo nje fjale e madhe qe e shqiptojne vetem te medhenjte.

LDK-ja nuk mund te komandoje mendimet dhe fjalen e lire te Demacit, posacerisht nese shtiret se eshte parti e intelektualeve.

Sot, partia ime ishte faqja e zeze, ne kete dite zie kombetare.

 

* Ramazan Bekteshi ka qenë kryetar i degës së LDK-së në Chicago (1990-95) dhe Koordinator i degëve të LDK-së për Amerikë dhe Kanada (1992-2000)

Comment

*