U bë një kohë e gjatë që pres përgjigje nga Emigracioni. Si mund të mësoj se ç’bëhet me statusin tim?

Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve

 

Një lexuese nga shkruan:

Unë jam martuar me shtetas amerikan dhe ne aplikuam sëbashku për green card-ën time . Aplikimi nuk është aprovuar akoma nga Emigracioni. Ndërkohë pritja po bëhet ekstremisht e gjatë. Unë nuk e kam idenë se ç’bëhet. Jam e shqetësuar se statusi im ka skaduar dhe unë ende nuk kam green card. U përpoqa të kërkoj takim nëpërmjet Infopas-it në internet për rastin tim, mirëpo mora një mesazh që thoshte se  zyra e Nju Jorkut nuk pranon më  kërkesa për takime,( walk in) dhe as  të planifikuara në internet. Atëhere si ta mësoj se ç’bëhet me dokumentat e mia?  Mos ka ndonjë problem me to?

DS

Bronx, NY

Mardhëniet me Emigracionin (USCIS) shpesh janë të lodhshme për të gjithë ne. Ne avokatët e emigracionit e dijmë prej kohësh këtë. Punët po ndërrojnë sërish. Planifikimi nëpërmjet infopass-it i një takimi online, ishte një metodë  vetëshërbimi që e ndihmonte emigrantin  për zgjidhjen e problemit, pa asistencën fizike të një përfaqsuesi të Emigracionit. Kjo metodë efikase në ndihmë të emigrantit kohët e fundit nuk ka qënë në funksionim.

Tani, USCIS po i jep fund vetëplanifikimit të takimeve nëpërmjet infopass-it, në të kundërtën  e nxit emigrantin që të marrë informacion rreth statusit të tij përmes  qëndrës së kontaktit të USCIS. Emigracionit deklaron që shërbimet  për rastet e vonuara janë përmirësuar dhe i japin mundësinë aplikantit që të kërkojë shërbim urgjent për të kontrolluar statusin e dokumentave të tij pa qënë nevoja të shkojë në zyrat e emigracionit.

Kushdo mund të gjejë informacion mbi shërbimet e emigracionit dhe të bëjë pyetje rreth rastit të tij konkret  në online në adresën: https://egov.uscis.gov/casestatus/ pa qënë nevoja për vizitë në zyrë apo bisedë telefonike. Nëse keni pyetje lidhur me aplikimin tuaj, mund të kontrolloni rastin tuaj(your case status); të ndryshoni adresën nëpërmjet internetit,  të shikoni kohëzgjatjen e procesit ,  të pyesni për zgjatjen normale të procesit, dhe të regjistroheni për rifreskimin automatik të lajmeve të reja për rastin tuaj.

Nëse arrihet në konkluzionin që indivi ka nevojë për intervistë me përfaqsuesin e Emigracionit, atëhere personeli  i Qendrës së Kontaktit e ndihmon  për caktimin e kohës së takimit. Individët që kërkojnë takime me infopass mund  të lidhen me qendrën e kontaktit (tel.  1-800 375 5283). Nën këtë sistem vendimi se kur do bëhet intervista(takimi) është në dorën e  zyrës dhe jashtë kontrollit të emigrantit. Kështu, edhe në situatat në të cilat një person dëshiron apo ka nevojë për një takim  me infopass, nuk ka kontroll të plotë për datën e takimit, sepse ajo i është lënë  përfaqsuesit te USCIS i cili edhe mund ta refuzojë takimin.

Takimet mundet gjithashtu të kërkohen edhe  në zyrat lokale nëpërmjet  via website në adresën

www.my.uscis.gov/help/schedule

Gjithashtu ka edhe link  për statuse të ndryshme të Emigracionit ku mund të gjeni informacionet që u interesojnë shikoni në fund të faqes ku thotë: ” Në qoftë se kërkoni ndihmë për ndonjë dokument si pasaportë, apo formularë për “advance parole” ose në raste emergjence, telefononi Qendrën e Kontaktit të USCIS në numrin 1 800 375 52 83”.

Avokatët e Emigracionit besojnë që USCIS po bën përpjekje  për ta bërë më efikas  procesin e caktimit të takimeve nëpërmjet infopass.

Avantazhi i sistemit të ri qëndron në atë që i adreson individët në nevojë urgjente  e raste të komplikuara,drejt për së drejti tek Qendra e kontaktit , duke “bërë  vënd” për  më shumë takime via infopass.

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe të fuqizojmë emigrantët me informacion që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. Ju falënderojmë për pyetjet tuaja të vazhdueshme të cilave do të përpiqemi t’u përgjigjem  në kohë.  I ftojmë ato në adresën tonë e-mail tek [email protected]

Comment

*